LAJMI I FUNDIT:

Ismaili: Të miratohet Projektligji për rregullimin e çmimit të barnave, të ndalet abuzimi me çmime

Ismaili: Të miratohet Projektligji për rregullimin e çmimit të barnave, të ndalet abuzimi me çmime

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka bërë të ditur se kanë iniciuar Projektligjin për rregullimin e çmimeve të barnave dhe kërkoi që ky projektligj të aprovohet se më parë.

Ismajli para deputetëve të Kuvendit tha se qeveria nuk po merret me çështjet që prekin direkt jetën e qytetarëve.


“Në maj 2019 pata nënshkruar Udhëzimin për rregullimin e çmimeve të barnave dhe të ndalohet abuzimi me çmime… Fatkeqësisht edhe pse u nënshkrua implementimi nuk ndodhi asnjëherë…”, tha ai, duke shtuar se tashmë kanë iniciuar Projektligjin për këtë çështje.

Sipas tij, ilaçet e 20 eurove, qytetarët gjatë pandemisë i blinin nga 200 e 300 euro.

“Duhet ta përkrahim këtë Projektligj për rregullimin e çmimit të barnave. Ta ndalim korrupsionin dhe abuzimin me çmimet…”, tha deputeti i PDK-së, duke kërkuar nga ministri Vitia që të mos hezitojë për këtë draftligj.

“Do ta ketë përkrahjen tonë që ta ndalojë korrupsionin dhe abuzimin me çmimet e barnave”, tha Ismaili. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori