LAJMI I FUNDIT:

Ismaili takoi zëvendëspresidenten e Bankës Botërore, flasin për përgatitjet rreth procesit për anëtarësim në Zonën Unike të Pagesave në Euro

Ismaili takoi zëvendëspresidenten e Bankës Botërore, flasin për përgatitjet rreth procesit për anëtarësim në Zonën Unike të Pagesave në Euro

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, zhvilloi një takim me zëvendëspresidenten të Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Antonella Bassani.

Ky takim sipas protokollit standard u mbajt së bashku me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në kuadër të takimeve vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore (BB) që po mbahen në Washington D.C.

Guvernatori Ismaili e informoi Bassani lidhur me zhvillimet kryesore në sektorin financiar, zbatimin e Planit Strategjik të BQK-së dhe reformat e tjera të ndërmarra nga ana e BQK-së.


Gjithashtu u diskutua lidhur me projektet që janë duke u zbatuar me mbështetjen e grupit të BB-së, duke përfshirë atë të modernizimin e sistemit të pagesave si dhe digjitalizimin e shërbimeve financiare.

“Gjithashtu, guvernatori Ismaili e informoi zëvendëspresidenten mbi progresin e bërë dhe veprimet e ndërmarra nga BQK-ja në përgatitje për procesin e para aplikimit për anëtarësim në Zonën Unike të Pagesave në Euro, e njohur si SEPA, ku mbështetja e BB-së është vendimtare në arritjen me sukses të këtij qëllimi strategjik me efekte të shumanshme pozitive për ekonominë e vendit”, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit u shqyrtuan edhe aspekte tjera që lidhen me mundësinë për projekt të ri për qëllim mbështetjen në realizimin e investimeve e infrastrukturës së pagesave te shpejta, të njohura si “fast payments”, i cili me anëtarësimin e SEPA, në fazë të mëvonshme, do të mundësoj ndërlidhjen me sistemin e pagesave të BE-së.

Në fund, përfaqësuesit e BQK-së shprehën mirënjohjen e sinqertë për Grupin e Bankës Botërore për mbështetjen e vazhdueshme dhe partneritetin strategjik. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pas arrestimit të kryetarit të Stambollit, lira turke pëson goditje historike

Pas arrestimit të kryetarit të Stambollit, lira turke pëson goditje historike

Botë
Kur sigurimi bën diferencën – JYSK kompensohet shpejt nga Scardian Sigurime pas dëmit nga zjarri

Kur sigurimi bën diferencën – JYSK kompensohet shpejt nga Scardian Sigurime pas dëmit nga zjarri

Ekonomi
Shijo pranverën e hershme në Grand Blue FAFA

Shijo pranverën e hershme në Grand Blue FAFA

Ekonomi
Köln dhe Bremen, destinacionet e reja me çmime speciale nga PrishtinaTicket!

Köln dhe Bremen, destinacionet e reja me çmime speciale nga PrishtinaTicket!

Ekonomi
Snow White, Working Man dhe Minecraft Movie janë më të mirë në 4DX dhe SCREENX

Snow White, Working Man dhe Minecraft Movie janë më të mirë në 4DX dhe SCREENX

Ekonomi
GiFi së shpejti në Prizren – Një destinacion i ri për blerje në GALERIA Shopping Mall

GiFi së shpejti në Prizren – Një destinacion i ri për blerje në GALERIA Shopping Mall

Ekonomi
Kalo në kategori