Pas konferencës së Lëvizjes Vetëvendosje, rreth spitalin në oborrin e QKUK-së, ka reaguar edhe Partia Demokratike e Kosovës, përmes nënkryetarit Uran Ismaili.
Ai ka përsëritur edhe një herë se ka qenë Lidhja Demokratike e Kosovës ajo që ka nisur dhe përfunduar gjithë historinë e lejeve dhe licencave për spitalin në oborrin e QKUK-së.
Ismaili ka thënë se përgjegjësi ka edhe VV.
“Partia Vetëvendosje ka udhëhequr Komunën e Prishtinës, ashtu siç e ka udhëhequr LDK Ministrinë e Shëndetësisë, pikërisht në vitin 2015. Cilat veprime apo mosveprime e kanë mundësuar finalizimin e këtij projekti që ka ngritur kaq shumë dyshime për korrupsion. Pse ka mbetur i heshtur ky rast deri tash kur e ngritëm ne si çështje?Është evidente që LDK dhe Vetëvendosje tash reagojnë për ta mbrojtur njëra-tjetrën dhe për të krijuar huti, vetëm pas kërkesës së qartë të PDK-së për hetimin e plotë të këtij rasti dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave përgjegjës. Por, të gjithë le ta kenë të qartë se ne nuk do të pushojmë deri sa drejtësia të thotë fjalën përfundimtare për “Aferën Spitali”, ka thënë ai.
Më poshtë deklarata e plotë e Ismailit:
Deklaratë e Nënkryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z.Uran Ismaili “Afera Spitali”, e nisur në vitin 2003, në Komunën e Prishtinës, nga zyrtarët më të lartë të LDK-së dhe e përfunduar me licencimin e këtij spitali në vitin 2015 nga qeverisja e LDK-së, sot mori një amnisti nga Partia Vetëvendosje. Në kohën kur janë marrë vendimet që kanë mundësuar licencimin e këtij spitali, të dy këto institucione, Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Shëndetësisë, nuk kanë qenë nën qeverisjen e PDK-së, por nën qeverisjen e LDK-së dhe të Vetëvendosjes.
Tentimi i sotëm nga Vetëvendosje për ta shfajësuar LDK-në dhe vendimet e Ismet Beqirit e Sami Hamitit nga “Afera Spitali” tregon edhe një herë qartazi se partia e Albin Kurtit është vënë nën komandën e Isa Mustafës, kundër të cilit Vetëvendosje kishte deponuar 72 dosje me pretendime për korrupsion. Arsyeja pse sot po flasim për atë që unë, në konferencën e dje shme për media e quajta “Afera Spitali”, është insistimi i PDK-së për ta hetuar dhe zbardhur këtë çështje deri në fund.
Besimi në institucione duhet të rritet me veprime konkrete nga organet e drejtësisë dhe jo me tentime për fshehjen e rastit, siç kemi parë se ka ndodhur me “Aferën Spitali” që nga viti 2003. Partia Vetëvendosje ka udhëhequr Komunën e Prishtinës, ashtu siç e ka udhëhequr LDK Ministrinë e Shëndetësisë, pikërisht në vitin 2015.
Cilat veprime apo mosveprime e kanë mundësuar finalizimin e këtij projekti që ka ngritur kaq shumë dyshime për korrupsion. Pse ka mbetur i heshtur ky rast deri tash kur e ngritëm ne si çështje? Është evidente që LDK dhe Vetëvendosje tash reagojnë për ta mbrojtur njëra-tjetrën dhe për të krijuar huti, vetëm pas kërkesës së qartë të PDK-së për hetimin e plotë të këtij rasti dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave përgjegjës. Por, të gjithë le ta kenë të qartë se ne nuk do të pushojmë deri sa drejtësia të thotë fjalën përfundimtare për “Aferën Spitali”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë