LAJMI I FUNDIT:

Ismail Kadare dhe intelektualë të shuqar botërorë, alarmojnë: Evropa po shpërbëhet para syve tanë

Ismail Kadare dhe intelektualë të shuqar botërorë, alarmojnë: Evropa po shpërbëhet para syve tanë

Vlerat intelektuale në Evropë po përballen me një sfidë që nuk është parë që nga vitet 1930”, thonë disa nga intelektualët më të spikatur nga 21 vende të botës, përfshirë shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare, teksa Britania po shkon drejt përmbushjes së Brexit-it e nacionalistët duket se do të marrin shumë vota në zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian.

Bëhet fjalë për një grup prej 30 shkrimtarësh, historianësh e fituesve të çmimit Nobel. Ata kanë nënshkruar një letër [manifest], të botuar në shumë gazeta, përfshi “The Guardian”, ku ngrenë alarmin se ideja e Evropës po shpërbëhet para syve të tyre.


“Duhet të veprojmë tani, ose Evropa do të zhduket nën dallgët e populizmit”, thuhet në shkrim.

“Duhet të rikthejmë vullnetarizmin politik, ose të pranojmë se do të rrethohemi e do të pushtohemi nga urrejtja dhe pasionet e zymta që e ndjekin”.

Ata shkruajnë se është për të ardhur keq që Evropa u braktis nga ishulli përtej Kanalit, duke iu referuar Brexit-it, që e ka sjellë marrëdhënien e BE-së me Anglinë në pikën më të ulët në historinë e pas-Luftës së Dytë Botërore.

Intelektualët vlerësojnë se “nëse nuk ndërmerren përpjekje për të luftuar populizmin, zgjedhjet në BE do të jenë më fatkeqet që ka parë BE; fitore për shkatërrimtarët; turp për ata që ende besojnë te trashëgimia e Erasmusit, Dantes, Getes dhe Komeniusit. Një përbuzje e inteligjencës e kulturës; shpërthim i ksenofobisë dhe antisemitizmin; një katastrofë”.

Shkrimtari Salman Rushdie tha për “The Guardian”: “Evropa është duke përjetuar sot rrezikun më të madh të 70 viteve të fundit. Nëse ka njerëz që besojnë te ideja e Europës, duhet të çohen tani. Shpresoj që parlamenti britanik të gjejë guximin të kërkojë një referendum të dytë. Kjo do ta shpëtonte vendin nga fatkeqësia e Brexit-it, duke shpëtuar kështu edhe BE-në”.

Ian McEwan tha se e kishte firmosur letrën, sepse situata e tanishme e bënte shumë pesimist. Por, ai shpreson që shpirti botëror “Zeitgesit” do të rikthehej.

Orhan Pamuk tha se ideja e Evropës ishte e rëndësishme edhe për jo-perëndimorët: “Pa idenë e Evropës, të lirisë, të të drejtave të grave, demokracisë dhe barazisë, është e vështirë që unë të mbroj pjesën time të botës”, tha ai.

“Suksesi historik i Evropës e ka bërë më të lehtë që të mbrohen këto ide dhe vlera, të cilat janë thelbësore për njerëzimin në çdo pjesë të globit. Nuk ka Evropë përtej këtyre vlerave, përveç Evropës së turizmit e biznesit. Ideja e Evropës është nën kërcënim”.

“Evropa është braktisur nga përtej Kanalit e përtej Atlantikut, nga dy aleatët më të mëdhenj që në të shkuarën e kanë shpëtuar kontinentin dy herë nga vetëvrasja; e kanë lënë të cenueshme ndaj manipulimeve që sa vijnë e bëhen më haptazi nga ideatori i tyre në Kremlin. Evropa, si ide, vullneti dhe ajo çfarë përfaqëson, po shpërbëhet para syve tanë”, thuhet në tekst, përcjell TCH.

Lista e plotë e intelektualëve që nënshkruan manifestin:

Vassilis Alexakis, Svetlana Alexievitch, Anne Applebaum, Ismail Kadare, Jens Christian Grøndahl, David Grossman, Agnès Heller, Elfriede Jelinek, György Konrád, Milan Kundera, Bernard-Henri Lévy, António Lobo Antunes, Claudio Magris, Ian McEwan, Herta Müller, Lyudmila Ulitskaya, Orhan Pamuk, Rob Riemen, Salman Rushdie, Fernando Savater, Roberto Saviano, Eugenio Scalfari, Simon Schama, Peter Schneider, Abdulah Sidran, Leïla Slimani, Colm Tóibín, Mario Vargas Llosa, Adam Michnik and Adam Zagajewski.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori