Fundjavën e kaluar qytetarët e Kosovës u alarmuan lidhur me mundësinë e ndonjë sulmi terrorist për shkak të festës së Pashkëve.
Organet e sigurisë në vend mbajtën edhe takime lidhur me gjendjen e sigurisë. Policia e Kosovës dhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës u mobilizuan për një eskalim të mundshëm të situatës.
Mirëpo, disa ditë pas situata e sigurisë vlerësohet stabile.
Njohësi i fushës së sigurisë në vend, Avni Islami, në një prononcim për Telegrafin tregoi se situata e përgjithshme në Kosovë është konform situatës në rajon dhe është më e mirë se vitet e kaluara.
Por, një ekipi nga Mbretëria e Bashkuar i përbërë nga rreth 30 trupa ushtarake arriti në Kosovë një ditë më parë, për t’iu bashkuar forcave të NATO-s në Kosovë me qëllim në ruajtjen e sigurisë, mbrojtjen dhe lirinë e lëvizjes.
E, kjo sipas Islamit nuk ka të bëjë me situatën e sigurisë në vend.
“Lëvizjet e forcave ushtarake të NATO-s e kanë rutinë të cilën ata e bëjnë për shkaqe objektive të veta dhe nuk ndërlidhet me gjendjen e përgjithshme të sigurisë së Kosovës”, tha ai.
Islami tha se beson fuqishëm në organet e sigurisë në Kosovë dhe assesi sipas tij grupet e caktuara kriminale që pretendojnë të destabilizojnë situatën nuk do t’ia arrijnë një gjë të tillë.
“Jam i bindur që grupe të caktuara kriminale nuk kanë aftësi ta destabilizojnë Kosovën. Besoj fuqishëm në institucionet e Kosovës. Grupet që tentojnë destabilizim, ende pa filluar do të neutralizohen dhe kapen nga organet e sigurisë sepse në këtë aspekt ata po punojnë që t’i parandalojnë aktet e tilla kriminale”, tha më tej Islami.
Ndërkaq, duke folur për gjendjen në veri të Mitrovicës, ai u shpreh se minoriteti serb po bën me qëllim veprime të ndryshme për të prezantuar situatën si të brishtë dhe për të përfituar kompetenca shtesë.
“Politika destruktive e minoritetit serb në Kosovë me direktiva të Serbisë i bëjnë që të gjejnë forma dhe mënyra që ta destabilizojnë situatën dhe veriun e Kosovës ta paraqesin sa më tepër që është e mundur si situatë jo e qetë – jo stabile. Ashtu i konvenon Qeverisë së Serbisë pasi tash nuk po mund të bisedohet rreth Asociacionit të komunave serbe, kinse nuk ndihen serbët rehat në pjesën veriore të Kosovës dhe në këtë mënyrë tendenca është që t’i rrisin kërkesat e të kenë kompetenca shtesë. Kinse nuk ka siguri të mjaftueshme dhe se institucionet e Kosovës nuk janë në gjendje që t’i mbrojnë minoritetin serb në Kosovë. Ata kërkojnë që në të ardhmen të kenë kompetenca shtesë sa i përket gjykatave, prokurorisë etj”, shtoi tutje Islami. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij