Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, ka komentuar deklaratat e luftënxitëse të Kryetarit të ashtuquajturit Komision Parlamentar për Kosovën në Serbi, Milovan Drecun, i cili tha se Beogradi do të ndërhynte në veri të Kosovës vetëm nëse shqiptarët i sulmojnë serbët dhe KFOR-i nuk do t’i mbronte ata.
Islami në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se deklaratat luftënxitëse të zyrtarëve të lartë të shtetit serb, drejtohen kundër përmirësimit të marrëdhënieve mes dy popujve.
“Konsideroj se deklaratat e zyrtarëve të lartë serb kanë dy qëllime. E para për konsum të brendshëm, për shkak se kohët e fundit janë shtuar protestat e opozitës serbe ndaj presidentit serb që po e quajnë diktator. Dhe, e dyta, me këto deklarata po përpiqen ta forcojnë pozicionin e tyre ndaj ndërkombëtarëve në raport me Kosovën në bisedimet përfundimtare për një nënshkrim të marrëveshjes. Kështu deklaratat duke filluar nga Presidenti, Ministri i Mbrojtjes, pastaj udhëheqësi i grupit parlamentar për siguri në serbi, të gjitha janë deklarata nacionaliste, fashiste, të cilat drejtohen kundër përmirësimit të marrëdhënieve dhe pajtimit ndërkombëtar të të dyja etniteteve”, ka thënë ai.
Islami ka thënë se çdo sulm ndaj veriut të Kosovës është sulm ndaj KFOR-it.
“Kështu deklaratat luftënxitëse se nëse ndërhynë Ushtria e Kosovës në atë pjesë, ndërhyn edhe Beogradi, janë ndërhyrje taktike dhe sulm ndaj Aleancës Veri Atlantike. Kjo për shkak që KFOR-i është i mandatuar edhe me Rezolutën 1244, edhe në Këshillin e Sigurimit që ta mbrojë integritetin dhe sovranitetin e vendit. Çdo sulm ndaj veriut të Kosovës do të ishte sulëm ndaj KFOR-it. Andaj nuk pres që në një aventurë të tillë do të hynte Serbia për shkak që ajo e ka provuar forcën e NATO-së, dhe lufta klasike ka përfunduar. Edhe opinioni serb edhe shqiptarët që jetojnë në veri i kanë kuptuar tendencat e zyrtarëve serbë”, ka theksuar Islami, për Telegrafin.
Ndër të tjera Islami tha se deklarata e kryeministrit Haradinaj që Forcat e Sigurisë së Kosovës, janë të gatshme për të ndërhyrë në çdo cep të vendit nëse përkeqësohet gjendja, është deklaratë e bazuar në Kushtetutë.
“Sa më afër që po afrohet koha e zgjidhjes së problemit qindra vjeçar të popullit shqiptar dhe atij serb, aq më tepër po ngriten tensionet dhe retorika nacionaliste e shtetit serb. Në fakt përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, apo thënë më mirë kryeministri Haradinaj, deklaratën e tij që Forcat e Sigurisë së Kosovës janë të gatshme në çdo kohë ta ruajnë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit në çdo përkeqësim të gjendjes, është deklaratë që bazohet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe është në mandatin e Kryeministrit si dhe Presidentit të Kosovës që ta ruajnë sovranitetin dhe integritetin territorial. Andaj duhet kujtuar zyrtarëve serbë që lufta klasike ka përfunduar, dhe se çdo sulm i tyre në veri është kundër NATO-s.
Ndryshe, deklarata kërcënuese e luftënxitëse ndaj Kosovës gjatë dy ditëve të fundit kanë bërë edhe Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin dhe zëvendëskryeministri i Qeverisë Serbe, Nebojsha Stefanoviq. /Valdete Berisha/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës