LAJMI I FUNDIT:

Ishte raportuar si i zhdukur dy vite më parë, policia gjermane gjen 15-vjeçarin në dollapin e shtëpisë së pedofilit

Ishte raportuar si i zhdukur dy vite më parë, policia gjermane gjen 15-vjeçarin në dollapin e shtëpisë së pedofilit

Policia gjermane ka bërë të ditur se 15-vjeçari i cili ishte zhdukur dy vite më parë, është gjetur në shtëpinë e burrit të dyshuar për pornografi me fëmijë.

Policia gjermane në qytetin Reklinghauzen në perëndim të vendit, ka kryer bastisje në shtëpinë e 44-vjeçarit të dyshuar tek i cili e kanë gjetur adoleshentin e fshehur në dollap, transmeton Telegrafi.


Autoritetet e sigurisë kanë njoftuar se “aktualisht nuk ka indikacione se djaloshi është mbajtur në shtëpi kundër vullnetit të tij”. E ky 15-vjeqar tani është nën përkujdesin e policisë.

Ai kishte jetuar në Reklinghauzen kur autoritetet e rendit u alarmuan nga telefonata se një i ri është zhdukur. Në anën tjetër i dyshuari është dërguar në mbajtje, kurse policia ka konfiskuar pajisjet elektronike nga shtëpia e tij që do të shërbejnë si prova në procesin gjyqësor. /Telegrafi/