LAJMI I FUNDIT:

Ishte një nga kriminelët më të kërkuar, pamjet e arrestimit të bosit italian të kokainës në Rumani (Video)

Ishte një nga kriminelët më të kërkuar, pamjet e arrestimit të bosit italian të kokainës në Rumani (Video)

Autoritetet italiane informojnë se është arrestuar në Rumani bosi mafioz i kokainës Vito Bigione, një nga 30 kriminelët më të kërkuar italianë.

Ishte ndër bosët e parë që në vitet ’90 krijoi lidhjet e aferës kriminale mes mafias italiane e kartelave kolumbiane të kokainës.

Në aferë me mafian siciliane Cosa Nostra, mafian kalabreze Ndrangheta e kartelat kolumbiane ai i drejtonte një trafik ndërkombëtar kokaine nga Amerika Latine në Evropë.


Bosi siçilian Vito Bigione, 66 vjeç është një nga të parët, i cili vendosi kontaktet e bashkëpunimit mes mafies italiane Cosa Nostra e Ndranghetas me kartelat kolumbiane të kokainës.

Ai është dënuar me 15 vite burg nga drejtësia italiane për aktivitet mafioz kriminal e trafik ndërkombëtar droge, përcjell oranews.tv.

Vito Bigione është dënuar për herë të parë për trafik droge më vitin 1995, por u arratis nga Italia në Afrikë, Namibi.

Në fillim të viteve 2000 akuzohet nga drejtësia italiane se prej vitit 1992 ka organizuar transportin e qindra kilogramë kokainë nga Brazili, Namibia e Kolumbia drejt Italisë.

Ngarkesat me drogë trafikoheshin për llogari të familjes mafioze siciliane Agate që kontrollonte Mazzara del Vallo e të familjes Marando në Pilati të Regio Calabria.

Aktiviteti investigativ i antimafias italiane bëri të mundur identifikimin e tij në territorin e Rumanisë duke e arrestuar, ndërsa po shkonte të bënte pazar.

Në trend Botë

Më shumë
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Kalo në kategori