LAJMI I FUNDIT:

Ishin nisur për të protestuar kundër vendimit për të qëndruar në shtëpi, mjekët ua bllokojnë rrugën – mundohen t’i ndalin

Ishin nisur për të protestuar kundër vendimit për të qëndruar në shtëpi, mjekët ua bllokojnë rrugën – mundohen t’i ndalin

Një grup i vogël i punonjësve shëndetësorë të veshur me rroba të kirurgëve kanë qëndruar në mes të një rruge në Denver të Kolorados, duke tentuar t’ia bllokojnë lëvizjen qindra demonstruesve që ishin nisur për të protestuar pas vendimit që ishte marrë për të qëndruar nëpër shtëpi. Ky vendim ka për qëllim të parandaloj përhapjen e coronavirusit.

E një grup qytetarësh që vëzhgonin nga skaji u rrugës situatën u kanë duartrokitur punonjësve shëndetësorë të cilët i cilësojnë heronj, pasi me një veprim të tillë synonin të parandalonin demonstratën që rrezikonte jetën e qytetarëve për shkak të grumbullimit të turmës dhe përhapjes së mëtejme të COVID-19, transmeton Telegrafi.


Por, demonstruesit duket se ishin të vendosur drejt arritjes së qëllimit, madje në një video një grua shihet se si i bërtet një mjeku që i kishte dalë përpara veturës – madje ajo nuk u ndal me kaq, vazhdimisht i thoshte “kthehu në Kinë”.

Gjithashtu shihen demonstruesit duke përqeshur mjekët që qëndronin të qetë në rrugë dhe mundoheshin të mos i lejojnë veturat të kalojnë. Se për çfarë bëhet fjalë shikoni videon e publikuar më poshtë. /Telegrafi/