LAJMI I FUNDIT:

“Ishim në lokal, po shihnim ndeshjen”, dëshmia e babait që iu vra djali përpara syve në Kavajë

“Ishim në lokal, po shihnim ndeshjen”, dëshmia e babait që iu vra djali përpara syve në Kavajë
Foto: Ilustrim

Dy ditë pas ekzekutimit të Arjan Gosës është zbardhur dëshmia tronditëse e të atit, Osman Gosa.

Teksa pa me sy vdekjen e të birit, në gjendje të rënduar psikologjike, ai ka treguar me detaje çfarë ka ndodhur atë pasdite.

“Djali im Arjani pak ditë më parë kishte ardhur nga Italia, pasi jetonte atje. Dolëm të pinim kafe dhe të ndiqnim ndeshjen Napoli-Inter. Ishim kthyer me shpinë nga rruga, po shikonim ndeshjen dhe pinim cigare. Nuk e pamë fare. Vetëm kur plasi arma. Ktheva kokën dhe pashë që Arjani u këput. Pashë një person që iku me vrap. U shokova kur pashë tim bir të goditur në kokë. S’kishte asnjë shpresë, humbi jetën menjëherë”, tha Gosa, raporton Euronews Albania.


Ndërsa lëviznin lirisht të pambrojtur nëpër qytet, ai ka deklaruar se nuk prisnin asnjë hakmarrje.

Dalin pamje nga momenti kur Habib Rexha largohet pas krimit në Kavajë
Lexo po ashtu Dalin pamje nga momenti kur Habib Rexha largohet pas krimit në Kavajë

“Ne nuk mendonim se ngjarja e marsit do të vazhdonte. Në ngjarjen e parë, vdiqën të dy. Nuk kishte pse të vazhdonte më kjo histori. Ne nuk ruheshim, pasi s’na shkonte ndër mend që familja Rexha do të vazhdonte”, tha Gosa.

Habib Rexha dyshohet se e kreu krimin për hakmarrje.

I ati I autorit të dyshuar, ka thënë se nuk kishte djeni për planin e thurur nga djali I tij dhe se nuk ka vënë re asnjë lëvizje të dyshimtë nga djali I tij Habibi.

Ai është vëllai i Altin Rexhës, personi që u vra nga vëllai i Arjan Gosës, Edmond Gosa, në ngjarjen që tronditit Kavajën në muajin mars.

Policia ka zbuluar se autori u largua fillimisht drejt Durrësit dhe më pas dyshohet se është larguar drejt Kukësit.

Edhe pse policia ka vendosur një shpërblim prej 10 mijë eurosh për këdo që ka informacion, ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori