LAJMI I FUNDIT:

Ish-zëvendësministri i Arsimit: Doktoratura e Mimi Kodhelit është plagjiaturë

Ish-zëvendësministri i Arsimit: Doktoratura e Mimi Kodhelit është plagjiaturë

Ish-zëvendës ministri i Arsimit në Shqipëri, Taulant Muka, e ka nisur këtë të hënë me anë të një denoncimi për ish-ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, për të cilën thotë se e ka të kopjuar doktoraturën.

Për këtë ai publikon dhe dokumente, ku shkruan:


Mirëmëngjesi me Mimi Kodheli- Doktoraturë Plagjiaturë! Merrni gomën z. Kryeministër dhe fshini plagjiaturat!

Vladimir Kola, Universiteti Sapienza zbulon plagjiaturën!

Plagjiatura e Tezës së Doktoratës së zonjës Mimi Kodheli, me udhëheqës shkencor Prof. Dr. Dhori Kule (në atë kohe Rektor), pranë fakultetit te Ekonomisë, “Universiteti i Tiranes”, me titull “Regjimi i shënjestrimit të inflacionit: një propozim për Shqipërinë”, e vitit 2015.

Tezën e plotë e gjeni në internet në ketë adresë: http://www.doktoratura.unitir.edu.al/…/Doktoratura-Mimi-Kod…

Pas shumë ore kërkimi ne internet, kam zbuluar se zonja Mimi Kodheli ka kopjuar disa paragrafë te Tezës së saj te Doktoratës, pa cituar autorin origjinal, domethënë i ka paraqitur paragrafët ne fjalë, sikur t’i kishte shkruar vetë ajo.

Me ketë rast përfitoj të falënderoj zotin Taulant Muka, i cili ishte i pari që e vuri në dukje problemin e plagjiaturës në Shqipëri dhe na nxiti edhe ne të tjerëve që të kërkojmë në internet për ketë çështje.

Me sa kam arritur të zbuloj unë, zonja Mimi Kodheli kopjimin më të madh e ka bërë prej artikullit “From monetary targeting to inflation targeting: lessons from the industrialized countries”, me autor Frederic S. Mishkin, i vitit 2000, prej të cilit ka kopjuar dy faqe e gjysmë te Tezës së saj (faqet 21, 22, 23 dhe 24), të cilat korrispondojnë me faqet 11,12 dhe 13 të artikullit në anglisht, të cilin e gjeni në internet në këtë adresë: https://pdfs.semanticscholar.org/…/3e358ebc297698dfbb8737fa…

Paragrafë të tjerë ka kopjuar nga artikulli “Should inflation targeting be abandoned in favour of nominal income targeting?”, me autorë Stan du Plessis dhe Malan Rietveld, i vitit 2013, të cilin e gjeni në internet në këtë adresë: https://www.ekon.sun.ac.za/wpapers/…/wp122013/wp-12-2013.pdf

Gjithashtu, ka kopjime edhe nga artikulli:

“Inflation Targeting: Holding the Line”, Sarwat Jahan,

https://www.imf.org/external/error.htm?aspxerrorpath=/external/pubs/ft/fandd/basics/target.htm.
Me poshtë po ju vë krahasimin e detajuar:

“From monetary targeting to inflation targeting: lessons from the industrialized countries”, Frederic S. Mishkin, January 2000 ((ky artikull është vendosur në listën e literaturës së konsultuar, por siç e thashë, zonja Kodheli ka kopjuar prej tij faqet që përmenda më parë, duke i paraqitur sikur t’i kishte shkruar vetë ajo) https://pdfs.semanticscholar.org/…/3e358ebc297698dfbb8737fa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori