LAJMI I FUNDIT:

Ish-zëvendëskryeministri në Serbi: Vuçiq e ka në mendje ndarjen e Kosovës

Ish-zëvendëskryeministri në Serbi: Vuçiq e ka në mendje ndarjen e Kosovës

Ish-zëvendëskryeministri i Serbisë, Zharko Koraq, ka folur për qasjen që e ka Beogradi zyrtar e sidomos presidenti i tanishëm, Aleksandar Vuçiq, karshi Kosovës.

“Përnjëmend unë se kam pa këtë rast, por është e sigurt që ai plani i vjetër që ekziston nga shkrimtari Dobrica Çosiq e edhe më parë për ndarjen e Kosovës është në kokat e disa njerëzve. S’ kam dëgjuar Aleksandar Vuçiqin publikisht të flet për këtë, por jam i sigurt që ai këtë e ka në kokë. Tema për të cilën ai ka folur është vetëm për Asociacionin e Komunave Serbe”, tha Koraq për Klan Kosova, kur u pyet se si i komenton deklarimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se Moska po komandon Beogradin.

Në një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica” Kurti, e sqaroi në këtë mënyrë lidhjen e fortë ruso-serbe e enkas atë mes Vuçiq dhe presidenti rus Vladimir Putin.


“Në 25 nëntorin e kaluar Presidenti Vuçiq ishte në Sochi, ishte takimi i nëntëmbëdhjetë me Putinin në dhjetë vite, mesatarisht takohen nga dy herë në vit. Nuk është normale për drejtues shtetesh. Në ata rast Vuçiqi pati thënë se: folëm për standardet e dyfishta dhe për hipokrizitë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Putin është i vetëdijshëm. Unë ia tregova në hartë veriun e Kosovës”, shtoi kryeministri Kurti.

Nga ana e tij, Koraq, shton se pa marrëveshje gjithë përfshirëse në raportet Prishtinë-Beograd, krizat do përsëriten.

E konsideron si të rrezikshme moszbatimin e ujdive të arritura ku Beogradi s’mund të jetë i befasuar për vendimin e Prishtinës për zbatimin e tyre. Koraq, portretizon Vuçiqin në krejt këtë situatë.

“Në Evropë absolutisht ai nuk mundet të krahasohet me askënd. Vuçiq është pandërprerë në media dhe merret me propagandë politike. Ai paraqitet si i vetmi që do ta mbroj popullin serb. Kosova, gjithnjë në 30 vjetët e fundit ka shërbyer për ngritje politike. Slobodan Millosheviq e nisi dhe e krijoi yllin e tij politik të tij me atë frazën e thënë në Fushë Kosovë: ‘Askush s’guxon t’ju rrahë’”, përfundoi ish-njeriu i dytë i qeverisë serbe në kohën e kryeministrit Zoran Gjingjiq.

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori