Ish-ylli i United, City e Juventus, Carlos Tevez nis karrierën si trajner

Ish-sulmuesi i Manchester United, West Ham United, Juventus e Manchester City, Carlos Tevez, është duke hedhur hapat e parë në trajnim pasi trashëgoi drejtimin e skuadrës argjentinase, Rosario Central.
38-vjeçari i dha fund karrierës aktive si futbollist gjatë këtij muaji, pas vdekjes së babait të tij, ndërsa tani po nis ndërtimin e një aventure të re.
Ka pasur dyshime nëse Tevez e ka kualifikimin e nevojshëm për të drejtuar ekipin e Rosarios, mirëpo marrëveshja është arritur dhe ai do të jetë trajner.
Edhe pse nuk ka përvojë si trajner, karriera e gjatë dhe e suksesshme e argjentinasit është një shenjë paralajmëruese se mund të rezultojë i suksesshëm edhe në këtë profesion.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































