LAJMI I FUNDIT:

Ish-ylli i Real Madridit i bindur se Man United ka marrë ‘trajnerin më të mirë në botë’

Ish-ylli i Real Madridit i bindur se Man United ka marrë ‘trajnerin më të mirë në botë’

Fabio Coentrao, dikur fitues i Ligës së Kampionëe me Real Madridin, e ka cilësuar trajnerin e ri të Manchester United, Ruben Amorim, si ‘trajnerin më të mirë në botë’.

United zyrtarisht e konfirmoi Amorimin si trajnerin e tyre të ri pas shkarkimit të Erik Ten Hag si pasojë e fillimit të dobët të sezonit.

Largimi i holandezit erdhi pas disa shqetësimeve për paraqitjen e skuadrës, me vetëm katër fitore në 14 ndeshje të luajtura në të gjitha garat duke përfunduar në pozitën e 14-të në Ligën Premier.


Emërimi i Amorim në stol ka shkaktuar një valë optimizmi në mesin e tifozëve të ‘Djajve të Kuq’ dhe drejtuesve të klubit, të cilët janë të etur për të parë se si ekspertiza e tij mund t’i ndihmojë t’i tejkalojnë të gjitha vështirësitë.

Pak kohë pas emërimit të Amorim, ish-lojtari i Real Madridit dhe Portugalisë, Coentrao, ka shprehur admirimin e tij për zyrtarët e Unitedit, kjo për faktin se arritën ta marrin bashkëvendasin e tij.

“Sporting ka humbur një figurë shumë të rëndësishme, por jam i gëzuar për Ruben. Manchester United ka marrë trajnerin më të mirë në botë”, ka thënë Coentrao.

Pas largimit të Amorim, Sportingu ka lëvizur me shpejtësi dhe menjëherë e kanë emëruar Joao Pereiran si zëvendësues të tij.

Pereira ka një histori me Sportingun pasi ai ka luajtur atje gjatë kohës sa ishte aktiv dhe më pas në vitin 2021 iu bashkua stafit të trajenrëve.

Pasi dëshmoi aftësitë e tij në grupmoshat U23 të Sportingut, ai do të synojë që ta vazhdojë suksesin që e ndërtoi Amorim./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Ndërkombëtare
Avokati thotë se Maradona

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Ndërkombëtare
Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori