Ish- ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tani invalid, Feim Krasniqi iu është drejtuar krerëve të Kosovës përmes një letre publike.
Ai ka treguar se si djali i tij 16 vjeçar bashkë me shokë të tjerë mori rrugët e Evropës në kërkim të një jete më të mirë.
Ai ka kritikuar politikanët, teksa ka thënë se për shkak të gjendjes së keqe në Kosovë, iu larguan dy djem.
Letra e tij e plotë:
Politikana Komandanta Kryeminister zv. Kryeministra e Ministra të Republikës së Kosovës.
Deri kur familjet tona të jemi me vaj dje 13 malishevasit ikën për Itali, ndër ta edhe djali im në lulen e rinisë ende pa i mbush 17 vite, u dashtë me e marr rrugën e mërgimit, kjo është tmerri i tmerrit.
Ky shkrim shkon më shumë për Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn, Hashim Thaqin, Isa Mustafën. Deri kur doni mi rrejt popullatën e shkretë a s’po ju vjen marre për postet që i mbani në ketë qeveri?
Gjysma e Kosovës veç iku edhe sa e sa do te ikin ditëve e vijim? Për çka luftuam, për çka e dhanë jetën dëshmoret, për çka ne luftëtaret i dhamë gjymtyrët e trupit?
Po, me pasuru juve e mu ba milionerë, aaaaa e mi shkollu veç fëmijët e juaj, aaa turpi ju mbuloftë qysh ju ka mbulu, po s’po e shihni ende, po keni me pa ju betohem. Shikoni këto foto, a keni fëmijë ju, po me dridhet dora mu ka mbush parku vner po du me plas për kënd i rritem fëmijët tanë me shku mu ba rroktar të evropianëve, marre ju koftë çka bëtë ju për rininë e Kosovës.
Çka bëtë ju për klasën punëtore, çka bëtë ju për pleqtë e për veteranë të vërtetë? Send, veç për gjepat e juaj dhe për dallaveret e juaja. Gjithçka e keni fëlliqur. Deri kur kështu? Veç mos harroni se ka me ardh nji ditë shpejt dhe do t’ju vejn marre me dalë edhe ne rrugë se çka i bëtë kësaj Kosove të mjerë. Pra e di se shumë kush i ka këto bindje për ju, po ata po heshtin, por nji ditë do të eksplodojnë të gjithë sepse s’do t’mujn me duru më kurrë.
Në jetën time se kam mendu se do t’i përcjelli djemtë për rrugëve të Evropës. çka me vyn mua jeta sot ku dy djemtë ikën në Evropë?
Jam invalid i luftës, kush do te kujdeset për mua mbas nji kohe, a ju merr mendja se këta të rinj do të kthehen nji ditë?
Kurrë, jo deri kur rinia e Kosovës me bredh rrugëve të Evropës, kjo është k.rimi më i madhi i Kombit tonë.
Mbi 6 milionë shqiptar janë në Turqi, a janë kthy najnjani deri më sot?
Mbi 15 milion janë në tërë botën, a janë kthy najnjani deri më tani?
Mos harroni se kjo çka po ndodh në Kosovë është k.rimi më i madhi deri me tani.
Sot, ne lirinë e Kosovës, në pavarësinë e Kosovës, të ikin rinia e te dalin rrugëve të Evropës. Kosova shumë shpejt do te jetë veç në pleq.
Ju bej thirrje Pushtetarëve, Politikajve, Komandantave e Gjeneralave, se veç për sy e faqe janë tuj punu edhe për gjepa të vet, hapni sytë se Kosova mbaroj. Ma shumë se asnjëherë, pra lus zotin që t’i kemi femijët mirë kudo që i kemi se për këta njerëz që i kemi, tani në Kosovë, mos mbani ndonji shpresë që do të bëhet mirë.
Me lot ne sy ju shkruaj ,i juaji Babai, vellau, bashkëluftëtari, Invalidi i luftës, Feim Krasniqi./KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pak kohë pasi shpalli kandidaturën për deputet, Tom Doshi paraqitet në SPAK

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë – arrestohen dy të dyshuar

Propozimi për shkarkimin e prokurorit Ljupço Kocevski nesër paraqitet në seancën e qeverisë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mot i vranët dhe me riga shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri