LAJMI I FUNDIT:

Ish-trajneri i Ligës Premier afër shkarkimit nga Al-Ittihad pas sherrit me Benzeman

Ish-trajneri i Ligës Premier afër shkarkimit nga Al-Ittihad pas sherrit me Benzeman

Nuno Espirito Santo thuhet se është “në prag” të shkarkimit nga skuadra e Ligës Saudite, Al Ittihad pas një incidenti të ashpër me Karim Benzema.

Ish-trajneri 49-vjeçar i Portos dhe Wolves u emërua si trajneri i ri i Al Ittihad në korrik të vitit të kaluar, vetëm shtatë muaj pasi u shkarkua nga ekipi i Spurs në Ligën Premier.

Ai ndihmoi ‘Tigrat’ të fitojnë titullin e tyre të parë në Ligën Saudite që nga viti 2009  dhe vendosi për të forcuar skuadrën e tyre  këtë verë me blerjet e N’Golo Kante, Karim Benzema dhe Jota.


Por pas një fillimi të ndërlikuar të sezonit 2023/24 me dy fitore nga nëntë ndeshjet e tyre të fundit, puna e Espirito Santo duket se është në linjë pas një vargu rezultatesh të dobëta, për të mos përmendur një mosmarrëveshje me Benzeman.

Mediumi spanjoll Relevo sugjeron se “temperatura u nxeh më shumë se ç’duhej” të hënën, kur Espirito Santo bëri të ditur mendimin e tij gjatë një bisede pas pjesës së parë.

Al Ittihad ishte duke humbur me rezultat 1-0 ndaj skuadrës irakiane Al Quwa Al Jawiya në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Dhe pasi Espirito Santo shprehu mendimet e tij për paraqitjen e ekipit, Benzema ngriti zërin ndaj trajnerit dhe thuhet se u shkëmbyen ofendime.

“Ish-madrileni është shumë më tepër se vetëm ylli i skuadrës. Fuqia e tij shtrihet edhe jashtë fushës”, thuhej në raport.

Bordi i Al Ittihad thuhet se po vlerëson mënyrën më të mirë për t’i dhënë fund kontratës së Espirito Santos në Jeddah.

Jose Mourinho ka qenë i lidhur me një kalim tek klubi arab, por duket se ata dëshirojnë të punësojnë një trajner francez për të kënaqur lojtarët si N’Golo Kante dhe Karim Benzema.

Zinedine Zidane është e ashtuquajtura “ëndrra e paarritshme” e qeverisë saudite, por pasi iu ofrua një çek bosh, ai e refuzoi ofertën e tyre./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani etiketon tre trajnerë për të zëvendësuar Conceicaon, Fabregas favorit

Milani etiketon tre trajnerë për të zëvendësuar Conceicaon, Fabregas favorit

Serie A
Real Madrid konsideron transferimin e yllit të Bayern Munichut

Real Madrid konsideron transferimin e yllit të Bayern Munichut

La Liga
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

La Liga
Inteligjenca Artificiale zbulon datën kur do ta fitojë Liverpooli titullin e Ligës Premier

Inteligjenca Artificiale zbulon datën kur do ta fitojë Liverpooli titullin e Ligës Premier

Premier League
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Boks
Kalo në kategori