Ish-sulmuesi i njohur Berat Hyseni parashikon Superligën e Kosovës: Nga kampioni, te Kupa e Kosovës dhe skuadrat që bien nga elita
Superliga e Kosovës në futboll ka startuar dhe pritet të jetë një edicion spektakolar, duke parë lëvizjet e skuadrave në këtë afat kalimtar dhe ndeshjet në këto xhirot e para. Gara për titull, Kupa e Kosovës, por edhe daljen në Evropë dhe mbijetesa do të jetë shumë e nxehtë deri në fund. Ish-futbollisti i njohur, dikur pjesë edhe e Kombëtares së Kosovës tanimë i pensionuar nga futbolli, Berat Hyseni ka parashikuar për fundin e sezonit 2024/25 në Albi Mall Superligën e Kosovës. Duke iu përgjigjur disa pyetjeve nga redaksia e sportit në Telegrafi, Hyseni ka parashikuar se kush shpallet kampion, kush del në Evropë, fituesin e Kupës së Kosovës, por edhe skuadrat që bien nga elita.

Ish futbollisti i Prishtinës ka parashikuar që nga elita do të largohen Feronikeli ’74 dhe Ferizaj, derisa si befasinë për të mirë e sheh Suharekën, duke besuar se mund ta rrëzojë njërën nga katër të lartë përmendura. Tutje Hyseni që ka shënuar mbi 100 gola në elitën e futbollit kosovar me klube si Flamurtari, Prishtina, Trepç, Trepça ‘89, Ferizaj e Hajvalia ka parashikuar se sulmuesi i Ballkanit, Sunday Adetunji, do të shpallet top shënues në edicionin 2024/25, derisa lojtari që duhet parë sipas tij është Dion Gallapeni.































