LAJMI I FUNDIT:

Ish-prokurorja Kadriu: Prokurori “ndihmës” për zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë, punon edhe në rastin në Koçan

Ish-prokurorja Kadriu: Prokurori “ndihmës” për zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë, punon edhe në rastin në Koçan

Ish-prokurorja Lejla Kadriu, e cila ka punuar në rastin e Spitalit Modular në Tetovë, ka ngritur shqetësime në lidhje me hetimet që zhvillohen nga Prokuroria për rastet tragjike, si ai në Tetovë dhe ky i fundit në Koçan.

Në një postim në Facebook, ajo shkruan se kur punonin për zbardhjen e të vërtetës për zjarrin në Spitalin Modular, në ekipin e prokurorëve u kanë ardhur edhe prokurorë ndihmës, të cilët siç shkruan ajo, kanë mbajtur peng hetimet.

Kadriu thotë se prokurori i njëjtë i cili ka punuar në rastin e zjarrit në Spitalin Modular në Tetovë, është dërguar si ndihmës edhe në hetimet për zjarrin në diskotekën në Koçan, ku humbën jetën 59 persona.


“Kështu bombastik flisnin në media. Servonin çdo informacion “për marrjen e aktiviteteve gjatë hetimeve” për spitalin modular në Tetovë. Ndërsa në prapaskenë na sollën 2 prokurorë “për ndihmë” pasi lënda ishte voluminoze. Rezultoi se prokurori Dejan ishte thjesht një postier, nëpërmjet të cilit ai mbante kontrollin e asaj që po merrej dhe siguronte që nuk do të pësonte dikush që do të duhej të mbrohej. Erdhi ekspertiza nga eksperti i fushës së elektro-teknikës, qartë dhe saktë thuhej se arsyeja e zjarrit ka qenë lidhja e keqe e energjisë elektrike. Ishte e qartë se kush ishte kontraktori dhe zbatuesi. Dhe kur kërkova nga prokurorët kolegë të pajtohemi për dhënien e urdhrit për ekspertizë ndërtimi, pasi pranuan se ka mjaft lëshime, prokurori Dejan nga PTHP Shkup ishte kundër. Tjetër të gjithë pranuan”.


“Por për të kamufluar gjetjet e ekspertizës nga ekspertiza elektrike e cila ishte e qartë, i njëjti Dejan kërkoi të përgatitet ekspertizë tjetër, dhe këtë e bënë, por tani ekspertët për spitalin modular në Tetovë, bënë ekspertizë në spital modular në qytet tjetër. Mua më pezulluan pasi u pengoja, isha shumë e zëshme e duhej që gjysma e qeverisë të përfundonte në paraburgim mbi bazë të ekspertizës dhe dëshmive të mbledhura. Dhe tani i njëjti prokuror Dejan është emëruar për ndihmës në Prokurorinë e Koçanit”, ka shkruar ish-prokurorja.

Ndryshe, sot nga Prokuroria njoftuan se shtatë policë janë të dyshuar për dhënie të licencës për veprimtari hotelerike për diskotekën “Pulse” në Koçan, ndërsa të dyshuar janë edhe ish-ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, si dhe persona tjerë, të cilëve u është caktuar masa e paraburgimit afatshkurtër./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PZAP refuzon ankesën e LVV-së për anulimin e mbi 18 mijë votave me postë të LDK-së

PZAP refuzon ankesën e LVV-së për anulimin e mbi 18 mijë votave me postë të LDK-së

Lajme
​Vrasja e Bedri Rexhepit, krejt çka ndodhi në seancën gjyqësore

​Vrasja e Bedri Rexhepit, krejt çka ndodhi në seancën gjyqësore

Drejtësi
Gjetja e 11 personave të zhdukur gjatë luftës, Kurti: Dëshmi e krimeve çnjerëzore dhe gjenocidit të kryer nga Serbia

Gjetja e 11 personave të zhdukur gjatë luftës, Kurti: Dëshmi e krimeve çnjerëzore dhe gjenocidit të kryer nga Serbia

Lajme
Konjufca shkon për ngushëllim te familja Thaçi - e quan ish presidentin njërin prej bartësve më të rëndësishëm për popullin

Konjufca shkon për ngushëllim te familja Thaçi - e quan ish presidentin njërin prej bartësve më të rëndësishëm për popullin

Lajme
Policia publikon pamje nga aksioni në veri, ku konfiskuan armë dhe arrestuan 16 persona

Policia publikon pamje nga aksioni në veri, ku konfiskuan armë dhe arrestuan 16 persona

Kronika e Zezë
Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Kalo në kategori