LAJMI I FUNDIT:

Ish-prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh – do të marrë 423 mijë funte nga shteti i saj

Ish-prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh – do të marrë 423 mijë funte nga shteti i saj

Një prokurore e shkarkuar nga puna në Zyrën e Jashtme, pasi sinjalizoi për dyshimet për korrupsion në misionin më të madh të jashtëm të BE-së në Kosovë, është dakorduar për një marrëveshje me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar që kap shumën e mbi 400 mijë funteve, shkruan Guardian.

Maria Bamieh, pretendon se gjatë tetë viteve të fundit Zyra e Jashtme dhe ajo e Commonwealthit dhe për Zhvillim (FCDO), dështuan t’i ofrojnë mbështetje pasi ishte përpjekur të zbulonte bashkëpunimet e mundshme midis zyrtarëve të BE-së dhe të kriminelëve të dyshuar në Kosovë, transmeton Telegrafi.

E në vend të kësaj, ajo theksoi se zyrtarët e qeverisë i thanë të injoron provat e dukshme, të marrëveshjes në misionin e BE-së për sundimin e ligjit të quajtur EULEX.


Pretendimet e saj do të shqyrtoheshin nga gjykata në maj dhe qershor të këtij viti, por marrëveshja prej 423 mijë funteve u arrit pak para seancës së parë. Megjithatë FCDO vazhdoi të mohon me forcë pretendimet e Bamiehit.

Duke folur për herë që të parë që nga marrëveshja e arritur, Bamieh tha për Guardian se ajo është dashur të lavdërohet për ekspozimin e provave të korrupsionit, por në vend të kësaj është keqtrajtuar dhe u detyrua të largohej nga puna.

“Besoj se është dashur të lavdërohesha dhe mbështetesha nga FCDO-ja, për ngritjen e shqetësimive të mia rreth korrupsionit të mundshëm brenda EULEX-it dhe trajtimit që kam pasur më pas, por përkundrazi u ndjeva e braktisur”, shtoi ajo.

Bamieh ka punuar në Kosova si prokurore ndërkombëtare për EULEX-in, kur ngriti shqetësimet e saj për herë të parë kah mesi i vitit 2012.

EULEX-i kishte kushtuar më shumë se 1 miliard euro (703 milionë funte) për t’u krijuar nga BE-ja, me premtimin se do të “ndiqeshin peshqit e mëdhenj” në mesin e politikanëve kosovarë që pretendohej se ishin të përfshirë në krimin e organizuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori