LAJMI I FUNDIT:

Ish-pjesëtari i UÇK-së sot do të intervistohet nga Gjykata Speciale

Ish-pjesëtari i UÇK-së sot do të intervistohet nga Gjykata Speciale

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Demush Laçi, sot do të intervistohet nga prokurorët e Gjykatës Speciale.

Laçi këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook, i cili ka shkruar se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe çlirimtare bashkë me NATO-n dhe se e tillë do të mbetet.


Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi Kosovë🇦🇱

Miq e shokë, sot do të intervistohem gjatë ditës nga prokurorët e Gjykatës Speciale.

Faleminderit që po më shkruani dhe përkrahni në çdo moment. Ashtu siç kam besuar para 20 viteve, prapë besoj se ;

Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë dhe çlirimtare,  s’bashku me NATON, e tillë do mbetet edhe në të ardhmen!