Projektligji për Buxhetin 2022 nuk pritet të ketë ndikim të qëndrueshëm për zhvillim ekonomik, mirëqenie dhe krijim të vendeve të reja të punës.
Kështu ka vlerësuar ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami e cila ka kritikuar Qeverinë Kurti, se nuk duhet të krekoset për rritje ekonomike gjatë këtij viti, pasi sipas saj, kjo nuk është meritë e kësaj qeverie, por si pasojë e rritjes së çmimeve dhe konsumit.
Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Bajrami duke i quajtur deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, politike e të ndikuara nga fushata zgjedhore, thekson se norma e rritjes ekonomike ka edhe një kosto, siç shprehet ajo me vdekjen e qindra qytetarëve gjatë verës nga COVID-19 për shkak të masave të liruara nga Qeveria.
Madje, ajo foli edhe për menaxhimin e pandemisë nga qeverisja Hoti, të cilën e quajti të suksesshme.
Ish-ministrja Bajrami thotë se fatkeqësisht me projektbuxhetin e vitit 2022, ka ulje të buxhetit për Ministrinë e Shëndetësisë në pandemi dhe nuk ka ngritje të buxhetit për sektorin e drejtësisë dhe arsimit.
Bajrami duke treguar faktorët tjerë të ndikimit të rritjes ekonomike, thotë se asnjë masë e qeverisë aktuale nuk i ka kontribuar kësaj rritje, e cila pritet të jetë dy shifrore.
“Qeveria nuk duhet të krekoset shumë sepse nuk janë parë masa konkrete, të paktën deri më tani, të cilat kanë ndikuar dhe i atribuohen kësaj rritje ekonomike. Është e vërtet se ka një rritje të eksportit të produkteve, por gjithashtu kemi edhe rritjen më të madhe të importit të produkteve. Nëse krahasohet viti 2021 me 2019, kemi 30 për qind rritje të importit. Kjo shënon rritjen më të madhe në historinë 21 vjeçare të pas luftës, prandaj kjo në mënyrë automatike ka me ndikuar në të hyrat e buxhetit dhe te rritja ekonomike, e cila është e dominuar nga konsumi. Shpesh herë deklaratat e qeverisë janë politike, të ndikuara nga fushatat zgjedhore. Me krejt masat që i kemi marrë (në atë kohë) konsideroj që ka qenë e suksesshme për shkak se ne kemi arritur edhe ta mbajmë ekonominë deri diku të hapur, por të njëjtën kohë edhe ta menaxhojmë pandeminë. Tash kjo rritja ekonomike më së shumti i atribuohet muajve të verës. Është e vërtet që me relaksimin e përgjithshëm të masave me u krijua përshtypja te të gjithë qytetarët dhe diaspora se ka përfunduar pandemia COVID-19, por mos të harrojmë se kjo rritje ka pasur edhe koston e jetëve të njerëzve të cilët ne i kemi humbur gjatë verës, sepse na erdhi një valë e rëndë e pandemisë”, thekson Bajrami për KosovaPress.
Ajo derisa i referohet raporteve të Bankës Botërore për rritjen ekonomike, ka thënë se kësaj i ka kontribuar konsumi, remitencat dhe rritja e çmimeve.
“Sipas raportit të Bankës Botërore, rritja ekonomike këtë vit do të jetë 7.1 për qind dhe për periudhën afatmesme pritet të stabilizohet dhe të jetë diku mes të 4 dhe 5 për qind. Por të themi se Banka Botërore është më konservativ, por mund të kemi një rritje ekonomike pak më të madhe, ndoshta edhe mund t’i afrohet 10 përqindëshit deri në fund të vitit për shkak të konsumit, vizitave nga diaspora dhe remitencave, të cilat kanë ardhur në masë të madhe, por edhe inflacioni (çmimet) dhe rritja e importeve, ku ne kemi importuar inflacion. Do të jetë sfidë adresimi i kësaj çështje në të ardhmen. Po presim që kjo rritje të stabilizohet. Ajo çfarë duhet, është se ka tepër nevojë që të bëhen reforma strukturale dhe mua më vjen keq që reforma të tilla nuk ka të parapara në draft buxhetin, i cili është dorëzuar në kuvend”, thotë ajo.
Sa i përket Projektbuxhetit për vitin 2022 të miratuar një javë më parë nga Qeveria, kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrje Financiare, Bajrami vlerëson se buxheti mbetet i ngufatur me skema sociale dhe nuk është i orientuar për mbështetje të prodhimtarisë në vend.
“Është e vërtet se ka një rritje të buxhetit në 2.7 miliardë euro, por nëse shohim se si bëhet shpërndarja e këtyre fondeve, ne nuk presim me pasur reforma strukturale të cilat kërkohen prej institucioneve ndërkombëtare. Dhe besoj që janë kërkesa të drejta dhe të favorshme që kishin me ndikuar edhe te mirëqenia jonë, d.m.th. orintimi edhe i buxhetit dhe i politikave drejt prodhimit, sepse po e shohim që kur varemi shumë prej importit, atëherë mund të importojmë në këtë rast edhe inflacionin që vjen nga vendet tjera. Është një pjesë e madhe buxhetit, e cila shkon në skema sociale. Janë vendimet të cilat ne edhe i konsiderojmë se pjesa më e madhe e tyre po merren edhe për shkak të kampanjave (fushatave), por fatkeqësisht nuk është që kemi parë ngritje të buxhetit për sektorin e drejtësisë, arsimit, derisa ka një ulje të buxhetit te Ministria e Shëndetësisë, kur ne dimë së për dy vjet krejt koncentrimi në MSH edhe prej qeverisë paraprake dhe kësaj aktuale, ka qenë në menaxhimin e pandemisë. Pra ka një zbritje të buxhetit te Ministria e Shëndetësisë, nuk e di nëse ata kanë supozuar që pandemia ka përfunduar, kështu ne kemi nevojë të kemi shumë më shumë para për listën esenciale të barnave”, shprehet Bajrami.
Madje, ajo ka edhe një përgjigje ndaj deklaratës së kryeministrit Kurti për krahasimin e Kosovës me Kroacinë sa i përket zgjerimit ekonomik.
Bajrami thekson se para se të krahasohet Kosova me Kroacinë në aspektin e rritjes ekonomike, që është larg, qeveria duhet t’i përmbush zotimet për zëvendësimin e shumë produkteve të importuara me prodhime vendore.
“Rritja ekonomike nuk vjen vetvetiu, duhet me ndryshuar diçka. Rritja ekonomike vjen shumë edhe prej iniciativës së sektorit privat, por në qoftë si parlament por edhe Qeveria që është përgjegjësi kryesor duhet ta krijoj një ambient më të favorshëm, dhe ketë nuk është duke e bërë qeveria aktuale. Ata para se me pritë me krahasuar Kosovën me Kroacinë dhe më zënë këtë shtet me rritje ekonomike ku jemi shumë larg, unë mendoj se duhet të fokusohen në programin qeverisës dhe në premtimet elektorale të cilat i kanë dhënë. Po e përmend, është shembulli i çerdheve, por ne nuk i harrojmë deklarimet e zëvendësimit të shumicës së produkteve të importuara me prodhime vendore dhe politikat ekonomike për të përkrahur prodhimin. Pra, nuk është që deri më tani kemi parë diçka të tillë”, thotë ajo.
Veç kësaj, proklamimi i Qeverisë për ndërtimin e 50 çerdheve, deputetja Bajrami thotë se nuk pritet të ndodhë me 5 milionë euro të buxhetuara për këtë kategori.
Derisa ajo ka thënë se deklaratat e kryeministrit Kurti dhe vartësit të tij Besnik Bislimi për shtimin e numrit të punësimit nuk janë të vërteta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjermania ka shitur 50 mijë Bitcoin me çmimin prej 50 mijë eurosh për njësi në korrik
“Po manipulojnë me numra...”, njohësit e ekonomisë kritikojnë buxhetin për vitin 2025
Një përbërës, qindra mundësi gatimi - Ky është sugjuku nga MEKA
Magjia e festave fillon në Albi Mall, ndezja e dritave bëhet më 15 nëntor
Çmimet e ulëta të derivateve në Petrol Company: Mit apo realitet?
Përveç Bitcoin, një tjetër kriptovalutë ka filluar të rritet pas zgjedhjeve në SHBA
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para