Goran Bogdanoviq ka thënë se gjatë kohës sa ishte ministër për Kosovën në qeverinë serbe, Milan Radoiçiqi dhe grupi i tij janë arrestuar dhe kanë qenë në burg.
Bogdanoviq ka thënë se tash nuk e di kush e ka ndihmuar këtë grup.
“Pas vitit 2012 ata njerëz kanë filluar vrullshëm të eksponohen politikisht dhe financiarisht, etj. Unë nuk e kam asnjë dëshmi që kushdo, çfarëdo qeverie, në çfarëdo mënyre e ka ndihmuar apo ka punuar me ta. Por është e qartë se ka tregues se dikush ka marrë pjesë në gjithë këtë, që dikush ka ndihmuar në tërë këtë çështje dhe mendoj, siç thash më parë në fillim të bisedës sonë se politikanët në Prishtinë, të gjithë kryeministrat e qeverisë së Kosovës nuk do të mundnin të zgjidheshin po të mos ishte Lista Serbe”, tha ai, në një intervistë për emisionin #KallxoPërnime.
“Ua rikujtoj se në vitin 2013, kur është krijuar qeveria e Thaçit, pastaj qeveria e Hotit, qeveria e Haradinajt, edhe qeveria e Isa Mustafës, e cila mendoj se ishte më e keqja, pasi i shtynte disa njerëz të komunitetit serb dhe e ka ndihmuar krimin në veri të Kosovës. Ja po flas konkretisht për komunën e Leposaviqit ku kemi procedura që po vijojnë”, ka thënë Bogdanoviq.
Ai më tej ka thënë se do të ketë njerëz që Milan Radoiçiqin do ta trajtojnë si hero, do të ketë edhe të atillë që do ta trajtojnë si njeri që e shkel ligjin.
“Do të ketë njerëz që do ta trajtojnë në një mënyrë apo tjetrën, prandaj, është e falënderueshme të them tani se në cilën mënyrë do ta trajtojë qeveria e Serbisë dhe çka do të bëjë, po e përsëris, kjo nuk është pyetje për mua, nuk është se po i iki përgjigjes por thjesht, nëse nuk shoqërohesh me dikë, nëse nuk merr pjesë me dikë nuk mund as ta dini. Unë nuk jam ithtar i teorive konspirative”, tha ai.
Përderisa ka përfunduar duke thënë se nuk dëshiron që të flas vetëm për Radoiçiqin pasi sipas tij ka mbetur të shihet çfarë do të ndodh pas deklaratës së Vuçiqit që kishte thënë se do ta marrë në pyetje. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Padi ndaj Kuvendit dhe kompanisë, punëtorët greviste kërkojnë pagat gjatë grevës

Specialja merr vendim për lirimin me kusht të Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës