Ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq, është shpallur fajtor për veprën penale të sulmit seksual.
Sipas aktgjykimit të shpallur të enjten nga gjykatësi Shaqë Curri, Baliq është dënuar me dy vite burgim.
Në këtë dënim, Baliqit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Po ashtu, ndaj Baliqit u shqiptua edhe dënimi plotësues, ndalimi i ushtrimit të profesionit të mjekut në periudhë prej dy viteve.
Ai u obligua që për shpenzime procedurale të paguajë 50 euro, kurse për fondin e kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 30 euro.
E dëmtuara u udhëzua në kontest civil për realizimin e kërkesës pasurore-juridike.
Ndryshe, Numan Baliq në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur me 6 tetor 2020, kishte deklaruar se nuk e ndjen vetën fajtor për veprën penale që po e akuzon Prokuroria Themelore e Pejës, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Me kërkesën e prokurorisë dhe palës së akuzuar, me 10 shkurt të këtij viti, gjykimi penal ndaj të akuzuarit Baliq ishte mbyllur për publikun.
Sipas aktakuzës të ngritur më 29 shtator 2020 nga Prokuroria Themelore në Pejë, Numan Baliq akuzohet se me 12 gusht 2020, rreth orës 22:00, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, pikërisht në zyrën e tij, me dashje e në cilësi të profesionistit shëndetësorë duke keqpërdor gjendjen shëndetësore të viktimës A.I, e cyt të njëjtën që ta prek me qëllim seksual pa pëlqimin e saj, përderisa e dëmtuara, në natën kritike kishte qenë duke e shoqëruar fëmijën e saj 6 muajsh, të hospitalizuar në repartin e ortopedisë në spitalin e lartcekur.
Sipas aktakuzës, përderisa foshnja e viktimës ishte duke u trajtuar për shkak të dëmtimeve në ekstremitete, aty vjen i pandehuri i cili në cilësi të mjekut/kirurg kujdestar, edhe pse nuk punon në atë repart, shkon kinse për ta vizituar foshnjën e viktimës dhe më pas del dhe e fton të dëmtuarën që të shkojë në zyrën e kujdestarisë së tij, për tu konsultuar dhe kinse për udhëzuar dhe për t’ia siguruar aparaturën e nevojshme.
E dëmtuara, vazhdon aktakuza, duke mos e njohur por duke e pa të veshur me uniformë mjekësore, shkon pas tij dhe sapo afrohet tek dera e zyrës së kujdestarisë, i pandehuri e kap për dore të djathtë dhe e fut brenda viktimën, e mbyll derën me çelës dhe e ndal rrymën si dhe e mbështet të dëmtuarën tek muri ku më pas i kërkon asaj ta prek dhe tenton ta puthë në qafë duke i thënë “a ki nevojë për diçka”, por viktima largohet, ndërsa i pandehuri e kap përsëri dhe e shtrëngon në dorë, pastaj e dëmtuara arrin ta shtyjë nga vetja, ta hap derën dhe të largohet, me ç’ rast kthehet në dhomën numër 5, dhe nga dritarja kërkon ndihmë tek roja e sigurimit, më pas e raporton rastin në Polici.
Për këto veprime, Numan Baliq po akuzohet për veprën penale “Sulmi Seksual”, nga neni 229, paragrafi 3, nën paragrafi 3.10, pika 3.10.3, lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria e vlerëson të vonuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës
"Avokati Mëngjesi në gjendje të rëndë", mjeku: Ka dëmtim të trurit, vendimtare 72 orët pasuese
PDK shprehu keqardhje për humbjen e mundësisë për zgjedhje të parakohshme, por çfarë tha kandidati për kryeministër lidhur me mundësinë e koalicioneve
Kurti “godet” sistemin e drejtësisë: Aktakuzat e ngritura për gjykim në mungesë për krimet e luftës, numërohen në gishta
Ahmeti: Cilido qoftë variant do të ishte i pranueshëm, veç Albin Kurti të mos jetë kryeministër
Pse nuk po gjykohen në liri Thaçi dhe të tjerët, flasin juristët
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Donald Trump shpallet fajtor
Kush do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm i NATO-s?
Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro
Pas ndarjes nga Ledri Vula - Sara Hoxha pyetet për rikthimin dhe befason me përgjigjen
Qeveria e vlerëson të vonuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës
Politico: Biden i dha në fshehtësi Ukrainës lejen për të goditur - me armë amerikane - brenda Rusisë