LAJMI I FUNDIT:

Ish-ministri Bajram Hasani: Gjatë një muaji u punësuan 200 persona në Telekomin e Kosovës

Ish-ministri Bajram Hasani: Gjatë një muaji u punësuan 200 persona në Telekomin e Kosovës

Fakti se vetëm për një muaj janë punësuar 200 punëtorë në Telekomin e Kosovës, është njëri prej treguesve kryesor për gjendjen në të cilën ndodhet ky institucion. Kështu ka thënë ish-Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bajram Hasani.

Hasani në profilin e tij në Facebook ka shkruar se gjatë kohës që ai ka qenë pjesë e Komisionit ndërministror ka kërkuar që të zovgëlohet numri  i punëtorëve në PTK.


“Po ashtu kam kërkuar që të sillet lista e të punësuarve në telekom sepse aty ka njerëz që mbajnë pozita shtetërore dhe janë edhe në listën e telekomit që marrin page”, ka theksuar Hasani.

Postimi i plotë të ish-ministrit Hasani:

“Gjatë kohës sa kam qenë pjesë e Komisionit ndërministror kam propozuar që të hartohet një plan strategjik se si të dilet prej krizës financiare.
Telekomi i Kosovës në vazhdimësi pësonte humbje të mëdha. Atë kohë kam kërkuar nga bordi dhe kryeshefi që të hartohet një plan konkret për të dalë nga kriza. Unë kam propozuar: zvogëlimi i shpenzimeve (qiraja) dhe zvogëlimi i pagave të punëtorëve, pse jo edhe numri.
Po ashtu kam kërkuar që të sillet lista e të punësuarve në telekom sepse aty ka njerëz që mbajnë pozita shtetërore dhe janë edhe në listën e telekomit që marrin pagë. Ofrimi i listave është kundërshtuar ashpër. Përderisa listat nuk na jepeshin aty vazhdonte të rritej numri i punëtorëve. Vetëm brenda një muaji janë punësuar rreth 200 punëtorë. Ky është një tregues se telekomi po shkon qëllimshëm drejt shkatërrimit vetëm që të privatizohet apo për të iu falur ndonjë kompanie”, ka shkruar Hasani. /Telegrafi/