Fëmijët e familjes Mehmeti nga Shilovica e Komunës së Vushtrrisë, ka tri vite që nuk po vijojnë mësimin në shkollën e fshatit. Kryefamiljari Fadil Mehmeti thotë se fëmijëve të tij iu duhet të ecin në këmbë më shumë se 5 km, dhe vetëm përmes rrugëve malore pasi që transportin sipas tij nuk po ua siguron Komuna. Ndërsa në Komunë thonë se faji i mos shkollimit të fëmijëve është tek personi në fjalë.
Katër fëmijët e Fadil Mehmetit nga Shilovica e Vushtrrisë ka tre vite që nuk shkojnë në shkollë.
Babai i fëmijë tregon se atyre i është dashur të ndërpresin shkollimin, pasi shkolla më e afërt është rreth pesë kilometra dhe se rruga deri tek ajo i bie përmes malit, gjë që paraqet rrezik për ta.
“Çika e madhe në klasë të nëntë, djali në të shtatën, një tjetër në të pestën, tjetri në të dytën e tash edhe i vogli duhet të hyjë në klasë të parë. Në këtë vit normalisht të pestit duhet të hyjnë në shkollë por këtu s’ka shkollë hiç. Ka humbur shpresa, sepse kjo gjendje është prej tri vitesh. Prej tri vitesh këta nuk shkojnë në shkollë”, tha për RTV Dukagjinin, Fadil Mehmeti.
Mehmeti, i cili është ish-luftëtar i UÇK-së thotë se nga Komuna e Vushtrrisë, nuk po gjen përkrahje për hallin e tij. Ai shton se ndihet i turpëruar që ka kontribuar në luftë, duke pasur parasysh se si po trajtohet.
“Transportin të bëjnë këtu dhe të vijnë t’i marrin. Ai që bën transportin duhet të vinte katër herë. Me pak ato para që i janë ofruar nuk ka kush që e bënë atë transport, pasi rruga është e keçe”, tha më tej Fadil Mehmeti.
Drejtori Komunal i Arsimit, Afrim Namani, tha se fëmijëve të Fadil Mehmetit i është ofruar një mundësi transporti, mirëpo ata janë shprehur të pakënaqur.
“Drejtori i Shkollës Fillore ‘Rrustem Hyseni’ në Skromë ka pranuar t’i transportojë falas ata fëmijë, mirëpo ata duhet të udhëtojnë diku mbi një kilometër që ai t’i merr. Mehmeti ankohet se nuk mund t’i lej vetëm fëmijët të dalin deri në atë pjesë të rrugës dhe ai kërkon që të subvencionohet”, tha Afrim Namani.
Po ashtu Namani mohoi deklaratën se Mehmetit i është ofruar një ndihmesë financiare prej rreth 130 euro nëse shpërngulën në qytet.
Pas gjithë kësaj Fadil Mehmeti, si mundësi të vetme për të dalë nga kjo gjendje e sheh largimin nga vendi. Ai thotë se është e rëndë për ta teksa i sheh fëmijët e tij të paintegruar edhe vet i papunë./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi