Një nga lojtarët që erdhi si talent tek Real Madridi dhe luajti disa ndeshje të mira, ka treguar arsyen pse suksesi i tij nuk zgjati për një kohë të gjatë.

Braziliani Cicinho që ka luajtur si mbrojtës ka thënë se alkooli është ai që ia ka shkatërruar karrierën atij.


Futbollisti aktual i Sivasspor ka zbuluar se në fillim ishte yll i madh te Realit, por nuk arrinte ta linte alkoolin gjë e cila ndikoi në karrierë.

“Kurrë nuk arrija të ndalesha. Unë pija deri sa u rrëzoja për toke. Alkooli bëri që unë të dështojë tek skuadrat e mëdha”.

Isha yll te Reali, me respektonin shumë, por që alkooli nuk më la të përparojë. Më quanin si Roberto Carlosin e dytë, por nuk arrita të bëhesha si ai”, ka thënë Cicinho.

Ai luajti te Roma, ndërsa kishte edhe 15 paraqitje për Kombëtaren e Brazilit. /Telegrafi/

telegrafi sport app