LAJMI I FUNDIT:

Ish kryetari i AKK-së: Është e ndaluar që ndërmarrjet të lidhin marrëveshje për ngritje të çmimeve

Ish kryetari i AKK-së: Është e ndaluar që ndërmarrjet të lidhin marrëveshje për ngritje të çmimeve

Ish-kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka thënë se është e ndaluar që bizneset të lidhin marrëveshje për ngritje të çmimeve.

Sipas tij, secila ndërmarrje e cakton vet çmimin, duke shtuar se tregu është i lirë.


“Secila ndërmarrje e cakton çmimin vet, është treg i lirë por koordinimi me thirr edhe dikë tjetër kjo është marrëveshje e ndaluar, kjo ndalohet, këtu ndërhyn Autoriteti i Konkurrencës”, deklaroi ai në Debat Plus të RTV Dukagjinit.

Sekuestrimi i vajit pa dokumentacion dhe mbyllja e depove - analistët komentojnë veprimet e Prokurorisë
Lexo po ashtu Sekuestrimi i vajit pa dokumentacion dhe mbyllja e depove - analistët komentojnë veprimet e Prokurorisë

Ndërsa, analistët komentuan veprimin e Prokurorisë ku edhe u mbyllën dy depo me vaj, në Graçanicë dhe Fushë Kosovë.

Analisti Yll Hoxha, ka thënë se ndërhyja ka qenë e nevojshme në mënyrë që të ndalet ngritja e çmimeve.

“Ka pasje sjellje jo etike të operatorëve ekonomik karshi krizës ekonomike, dhe kjo sjellje ka shku prej ngritjes së çmimit deri të përpjekja për dakordim apo edhe vetë fshehja të mallit për të shkaktuar krizë. Se ka pas nevoje të intervenohet është e padiskutueshme, nëse kemi vepru gabimisht duhet të krijojmë mekanizma që e mbrojnë tregun prej këtyre manipuluesve. Ka pas nevojë të ndalohet ngritja e çmimit”, ka deklaruar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori