Sot janë bërë 21 vjet nga Beteja e Koshares, njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë ditë u thye edhe kufiri shqiptar-shqiptar që i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës.
21 vjet pas, njëri ndër komandantët kryesor të kësaj beteje, Hisen Berisha, në një intervistë për KP, po vlerëson se amaneti i dëshmorëve që prehen në Memorialin e Koshares ende nuk ka shkuar në vend.
Pavarësisht që në kuadër të masave qeveritare kundër coronavirusit, janë ndaluar edhe homazhet e organizuara te varret e dëshmorëve, Berisha thotë se nuk duroi dot pa shkuar në vendin ku 21 vjet më parë i ranë shumë bashkëluftëtarë.
Por, thotë se aty u ndje shumë rënd, pasi që ashtu është edhe gjendja politike në vend pasi që Kosova po përball et me shumë probleme.
“Ndjenjat ishin të përziera, sepse ne pretendojmë që çdo vit atje të shkojmë me vlera të raportueshme mbi arritjet të caktuara, mbi avancim të shtetit, demokracisë, edhe zhvillimit ekonomik, arsimor, etj dhe të jemi sado kudo satisfaksionues për ndjenjat që kanë prindërit dhe familjarët e dëshmorëve, vet luftëtarët, invalidët dhe kategoritë tjera të luftës, por edhe për veten tonë. Mjerisht, personalisht u ndjeva i rënduar me situatën, jo vetëm këtë pandemike, sepse këtë po e përjeton tërë bota. Por më rënd e bënte situata politike në vendin tonë, konkretisht situata e konfliktit institucional, apo krizën institucionale që është krijuar në Kosovë. Aty e ndjeva edhe njëherë nevojën dhe e pashë që mbi lavdinë e atyre heronjve që prehen në Memorialin e Koshares ende qëndrojnë dhe kanë vend vargjet e himnit të flamurit kombëtar ‘prej luftës vetëm ai largohet që është lindë tradhtar’, sepse kemi ende borxh për ta përmbushur për çka ata janë sakrifikuar”, thotë ai.
Berisha thotë se duke e parë Kosovën dhe situatën e saj politike, duke e parë cenimin e pavarësisë, sovranitetit, cenimin e integritetit territorial dhe kushtetues, është më se e nevojshme unifikimi i spektrit politik, në mënyrë që të tejkalohet edhe kjo situatë.
“Duke e parë Kosovën dhe situatën e saj politike, duke e parë cenimin e pavarësisë, sovranitetit, cenimin e integritetit territorial dhe kushtetues, më erdhi në mendje që të gjithë bashkëluftëtarëve të mi, të gjithë atyre vëllezërve tanë që janë edhe në për institucione dhe në jetën e përditshme të ju b ëj thirrje që ta ndjejnë në ndërgjegjen e tyre ende betimin e UÇK-së që e kemi bërë bashkërisht dhe të zotohemi që nën këtë betim veprën e këtyre dëshmorëve dhe ashtu Kosovën e paprekshme t’ua lemë trashëgim brezave amanet në të ardhmen. Një mesazh që iu drejtohem në këto rrethana tërë kombit është se edhe më tutje duhet të jenë të unifikuar dhe të përbashkuar rreth çlirimtarëve dhe ta kapërcejmë edhe këtë pjesë finale të shtegut për bërjen e shtetit të Kosovës shtet sovran dhe të pavarur”, thotë ai.
Ish-komandanti i Batalionit të Brigadës “Agim Ramadani”, Hisen Berisha, thotë se pavarësisht që 21 vjet më parë triumfuan kundër forcave policore, ushtarake dhe paramilitare serbe, ende po vazhdon ndërhyrja e Serbisë në Kosovë.
Ai përmendi edhe një rast ku vet ishte dëshmitar.
“Serbia në këto rrethana ka ndërhyrë në territorin e Kosovës me xhandarmëri. Unë kam vizituar vet këto ditë fshatrat për rreth komunës së Kamenicës, Karaçevën dhe fshatra të tjera. Ndërhyrje në sistemin dhe procesin politik, ndërhyrje në veri të Kosovës me orë policore, për gjoja trajtimin e të prekurve nga coronavirusi, që duhet konsideruar normale sikur të ishin respektuar disa standarde kushtetuese dhe të Kryqit të Kuq. Por jo në formën siç është vepruar. Pastaj thirrja për vëlla vrasje, që për mendimin tim vijnë vetëm nga ata që janë ende shërbëtorë të shërbimeve serbe në Kosovë”, thotë ai.
Megjithatë Berisha thotë se Kosova ka bërë një rrugëtim të mirë që nga paslufta deri më sot, duke e sendërtuar mbi vlerat e luftës dhe gjakun e dëshmorëve dhe shumë djemve dhe vashave që luftuan pa ndal.
Ai thotë se përkundër vështirësive në të cilat po kalon Kosova, të arriturat janë të theksuara dhe se vendi ynë është në rrugë të mbarë për të çuar proceset përpara.
Berisha thotë se klasa politike duhet të kthehet pas dhe të marrë shembull nga Sali Çeku dhe Agim Ramadani, të cilët në momente kritike ia dolën të bëjnë unifikimin e popullit, por edhe nxorën strategji ushtarake për të fituar beteja.
“Ta kemi në konsideratë se burra të mëdhenj si Sali Çeku, që na edukoi se si ndërtohet fryma e unitetit dhe unifikimit, në kohë të luftës, pastaj rolin e Agim Ramadanit për të ndërtuar strategji ushtarake për të fituar beteja, në këtë frymë edhe ne sot të gjejmë forcë të tejkalojmë vetveten, inatet partiake dhe personale e të unifikohemi në çuarjen përpara të procesit politik për Kosovën dhe qytetarët e saj”, thotë ai.
Triumfi i luftëtarëve nga mbarë trojet e Kosovës, të bashkuar në Brigadën 138, në krye të së cilës ishte komandanti Agim Ramadani, bëri që të shembet muri gati njëqindvjeçar i vënë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.
Beteja e Koshares ishte njëra ndër hallkat më të fuqishme në zinxhirin e pakëputshëm të historisë kombëtare dhe si e tillë do të përkujtohet gjithmonë ndër shqiptarë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Publikohet shpallja për pranimin e 300 ushtarëve të rinj dhe 10 nënoficerëve në Armatën e Maqedonisë

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët