Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Kadri Kastrati, thotë se kreu i Qeverisë, Albin Kurti duhet të merret me prioritet e Republikës së Kosovës.
Kastrati ka këshilluar Kurtin që të përkushtohet në prioritet që ka vendi.
Prandaj publikimin e letërkëmbimit nga ana e Kurtit, ndërmjet ish-kryeministrit Hashim Thaçi dhe ish-sekretarit të NATO-s Andres Fogh Rasmussen në vitin 2013, ai po e quan veprim politik.
Kastrati i cili në kohën kur u bë letërkëmbimi ishte komandant i FSK-së, thotë se nuk e kupton çfarë ka dashur të arrij Kurti me publikimin e letrave të tilla.
“Të gjitha këto që kryeministri i Kosovës e ka ndezur këtë temperaturë të them në këtë kohë të panevojshme, mendoj që është një lajm politik është një deklaratë politike, është për me arrit diçka çka ai dëshiron nuk e di, por unë kisha këshillua që Kurti të merret më shumë me prioritetet që i ka Republika e Kosovës të merret me ato detyra e mëdha që kanë me ardhur me kohë, e presin gjatë rrugëtimit të tij si kryeministër”, thotë ai.
Kastrati, më tej thotë se kjo nuk ka qenë një marrëveshje sekrete, siç e quan Kurti. Ai thotë se ndonëse nuk e ka parë marrëveshjen, ka qenë i informuar.
“Unë nuk e quaj sekrete edhe nuk ka qenë kurrë sekrete, për arsye që kjo marrëveshje nuk ka qenë marrëveshje ndërkombëtare, po ka qenë një dakordim i kryeministrit në atë kohë dhe shefit të NATOS në Bruksel që FSK-ja për arsye politike në atë kohë që mos të veprojë në veri pa një bashkëveprim edhe koordinim me NATO-n dhe me KFOR-in kuptohet me prezencën ushtarake ndërkombëtare këtu në Kosovë. Unë nuk e kam parë, por mu ka kumtuar përmes KFOR-it”, ka thënë Kastrati në një intervistë për Ekonomia Online.
“Edhe me ministrin kemi biseduar atëherë në atë kohë, që kjo marrëveshje dhe ky dakordim i ish kryeministrit Thaçi dhe faktorit ndërkombëtar ushtarak apo NATO-s në Kosovë, e kemi pranuar si detyrim tonin, unë personalisht si komandant dhe për mua nuk ka qenë diçka çka unë kisha kërkuar me pa atë dokument, sepse edhe nuk kam nevojë ta shoh se unë kam qenë uniform, kam qenë njeri që jam obligative si t’i përmbush të gjitha detyrimet që dalin nga institucionet e Kosovës. Në atë kohë unë, por edhe sot komandanti nuk ka komunikim të drejtpërdrejt me kryeministrin por ka komunikim përmes ministrit”, tha ai.
Kastrati ka shtuar se FSK-ja asnjëherë nuk ka operuar në veri pa koordinim me faktorin ndërkombëtar.
“Ne jo vetëm 2013 e tutje, por edhe përpara sa kemi qenë edhe FSK-ja edhe TMK-ja kurrë nuk jemi shku me operuar në veri pa një koordinim me faktorin ndërkombëtar ushtarak. Kjo është për mua pak e teprume, bile shumë e teprume për arsye që kjo e kanë ditur të gjithë edhe sot e dimë të gjithë që FSK-ja apo Forca ushtarake tash e Kosovës nuk ka kapacitete me i kryer detyrat bazuar në mision që është mbrojtja e kufijve, por KFOR është përgjegjës për këtë punë dhe ne edhe sot nuk shkojmë ne veri”, tha ai për EO.
Sipas tij, me aprovimin e tri ligjeve vitin e kaluar që FSK-ja ka marr mandat ushtarak, kjo marrëveshje apo ky dakordim i ish-kryeministrit tash presidentit nuk vlen më.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Deponia e Ohrit në Bukovë dhe deponia në hyrje të Strugës, bomba të kurdisura ekologjike
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës
Mungesa e pasaportave të reja: Sytë kah Shqipëria dhe Mali e Zi për pushime
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City