Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, edhe të martën po vazhdon dëshminë ish-këshilltari juridik i UNMIK-ut, Hansjeorg Strohmeyer, i cili mban kodin W02183 në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Dëshmitari Hansjeorg Strohmeyer deklaroi kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte Hashim Thaçi. Këtë deklarim ai e bëri gjatë seancës se sotme, duke u përgjigjur në pyetjet e gjyqtarit Fergal Gaynoi.
“Për neve nëse do të flas në terma teknik, kreu i UÇK-së ishte z.Thaçi nuk me kujtohet të kem patur ndonjë dyshim në lidhje me këtë ose dikush të me ketë thënë se është dikush tjetër. Konkretisht se si ishte organizuar hierarkia nga brenda nuk e di. Me sa me kujtohet nuk kam parë kurrë ndonjëherë ndonjë riorganizim të UÇK-së. Nuk me kujtohet që kam marrë raporte për këtë”, tha Strohmeyer.
Ndërsa, ai shtoi se Thaçi i kishte thënë që për çështje që kanë të bëjnë me integrimin e forcës së Policisë e me radhë duhej të trajtohej kjo me Agim Çekun.
Ndërsa, duke u përgjigjur në pyetjet e gjyqtarit Christoph Barthe, dëshmitari gjithashtu foli për marrëdhëniet që UÇK-ja kishte me presidentin Ibrahim Rugova dhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).
“Ky hendek ose ky boshllëk që unë kam vënë re ishte i çartë për të gjithë. Unë mund të them që unë e kam përshkruar këtë edhe në raste të tjera. Ne kemi ndjerë një lloj situatë të tillë dhe kemi të bëjmë me një peizazh politik ku Rugova ishte presidenti në ekzil dhe në disa raste me kujtohet që kam dëgjuar zonjën Tahiri dhe persona të tjerë nga LDK-ja që ata po prisnin Rugovën dhe në mungesë të tij, më kujtohet që ne e kishim ndjesinë që LDK-ja kur ndërvepronte me ne, po përpiqej që të mbante akoma vendin e ngrohtë pavarësisht që ata kundërshtuan që të merrnin pjesë në KTK në fillim fare por situa ishe e tillë”, tha ai.
Ai tha se kishin përshtypjen se ndonëse Rugova kishte pozitë, personat e tjerë të LDK-së kishin pamundësi sa i takon kompetencave vendimmarrëse.
“Udhëheqja e UÇK-së ishte shumë më tepër koherente. Ishte goxha e qartë por edhe me shumë kërkuese lidhur me rrugën e përpara. Kjo ishte situata që UÇK-ja ishte shumë më e vendosur dhe e dinte se në çfarë drejtimi po shkonte dhe sikur se e tash, ata ishin pala që po flisnin për Qeverinë e Përkohshme të Kosovës”, tha Stohmeyer.
Ndërsa, sa i takon çështjeve që ndërlidheshin me rolin e UNMIK-ut, Strohmeyer tha se UÇK-ja ishte pika ku drejtoheshin.
“Gjithmonë e më tepër udhëheqja e UÇK-së ishte pika që ne i drejtoheshim me çështje që kishin të bënin me rolin tonë të mëtejshëm për projektimin e mandatit të UNMIK-ut ose realitetit të UNMIK-ut”, tha ai.
Në deklaratat e mëhershme dëshmitari kishte thënë se kanë parë dhe dëgjuar se ekzistonte frika që mund të rikthehej armata jugosllave në Kosovë.
“Nga sa kujtoj unë, kur erdhëm nga Shkupi dhe shkuam në Prishtinë, britanikët mbronin një pjesë të rrugës në mënyrë që të hipte autokolona edhe vetë autokolona nga Shkupi drejtë Prishtinës nuk e përjashtonim mundësinë që mund të kishte ndonjë sulm. Nuk e le vetëm mundësinë që mund ta bënte vetëm armata jugosllave por ne shihnim shumë njerëz mbase këta ishin kosovar që ishin në rrugë dhe ne kemi hyrë shumë ngadalë drejt Prishtinës se po sigurohej perimetri”, tha Strohmeyer.
Ai tha që përkundër kësaj nuk e përjashtonin mundësinë që forcat e KFOR-it të shkëmbenin zjarre me forcat serbe që ishin nga ana tjetër e Kodrës së Diellit.
“Unë personalisht nuk kam dëgjuar nga z. Thaçi ose dikush tjetër me aq sa me kujtohet nuk me kujtohet qe kemi diskutuar konkretisht për z.Rugova. megjithatë pas disa dokumenteve që unë pash mu sugjerua që duhet të vazhdonim më me teje. Megjithatë, me pak fjalë nuk kam parë asgjë të thuhet për z.Rugova, as deklarata pozitive”, tha tha Strohmeyer.
Veç kësaj ai kishte thënë se pas tërheqjes së armatës jugosllave, vala e hakmarrjes dhe dhunës ndaj serbeve nuk ishte e rastësishme.
Ai tha se këtë gjë e kishte thënë për shkak të incidenteve që ndodhnin ndaj serbëve çdo dit, si vjedhje, zjarrvënie etj.
“Megjithatë nuk e përjashtojë mundësinë që ato ishin akte individuale-akte të individëve të caktuar. Përshtypja jonë ishte që incidentet e tilla ishin të shpeshta në atë kohë, kështu që ishte e vështirë që të kthyerit mund të shkonin në shtëpitë e tyre. Mendoj që ka qenë një përpjekje sistematike”, tha Strohmeyer.
Ai tha se ndonëse rastet nuk kanë qenë të ndërlidhura më njëra-tjetrën, por ndiqej model i ngjashëm i krimeve.
Duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Jakup Krasniqit përmes avokatit Aiden Ellis, dëshmitari tha se asnjëherë nuk ka qenë i drejtpërdrejtë në hetimin e krimeve kundër pakicave.
Përpara trupit gjykues, pyetje shtesë për dëshmitarin ka pasur edhe përfaqësuesja e ZPS-së, prokurorja, Vega Iodice.
Ndryshe, dëshmitari Strohmeyer pritet që nesër ta përfundoj dëshminë e tij në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup. /Betimi për Drejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit