Xhavit Beqiri, ish-këshilltar politik i kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti në një intervistë për Telegrafin ka folur për zhvillimet e fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.
Beqiri tha se brenda LDK-së ka nevojë për ndërrim brezash dhe jo për reformë konceptuale.
Sipas tij, zgjedhjet e fundit në vend ishin një sinjal shumë i rëndësishëm që elektorati i LDK-së kërkon ndërrim të ekipit dhe prijësit të saj.
“Partitë e spektrit të djathtë ku bën pjesë dhe LDK-ja, duhet t’i përmbahen origjinalitetit të saj. Nuk ka nevojë për reformë konceptuale, më shumë ka nevojë për ndërrim brezash nëse merren parasysh rezultatet në zgjedhjet e fundit në Kosovë. LDK-ja nuk ka nevojë të ndryshoj asgjë në frymën e saj origjinale, mirëpo zgjedhjet e fundit ishin një sinjal shumë i rëndësishëm që elektorati i LDK-së kërkon ndërrim të ekipit dhe prijësit. Është logjike që një subjekt politik të pësoj humbje…”, tha ai.
I pyetur se ku “çaluan” ish kryetari i LDK-së dhe të tjerët nën udhëheqjen e LDK-së, ai tha: “Me gjasë elektoratit të LDK-së nuk i kanë pëlqyer eksperimentet e shumta të udhëheqësisë, sidomos me koalicionet e fundit. Natyrisht mund të ketë ndikuar edhe shkëputja e një pjese, të ish-kandidates së LDK-së për kryeministre në zgjedhjet e parafundit, Vjosa Osmani. Janë një varg faktorësh të cilat duhet të shihen me kujdes”.
Beqiri tha se ka nevojë për reflektim të brendshëm dhe se siç tha ai, kryetari i ri i LDK-së duhet të takohet me elektoratin e saj, duke filluar nga nëndegët dhe degët saj.
Ai tha se në të ardhmen në zgjedhjet e brendshme të LDK-së nuk duhet të ndiqen praktikat e kaluara nga kryesia e saj.
“Duhet të analizohet me gjakftohtësi të gjitha gjërat dhe të shihet programi për të ardhmen. Për mua nuk është e ngutshme një rikthim i shpejt por duhet të bëhet një rishikim i përgjithshëm në tërësinë e saj…Mos të ndiqen praktikat e mëparshme që zgjedhjet e brendshme në LDK në një farë mënyrë të kontrollohen dhe të instruktohen nga kryesia e partisë, sepse po del që kjo politikë e udhëheqjes nuk ka qenë e qëlluar”, u shpreh Beqiri.
Mirëpo, a ka nevojë LDK-ja për një ndryshim të përgjithshëm në degët dhe nëndegët e saj nëpër komuna të Kosovës, Beqiri theksoi: “Fakti që LDK-ja nuk fitoj në asnjë komunë të Kosovës tregon se gjendja nuk është e mirë në degët dhe nëndegët e saj. LDK ka pasur nevojë që t’i hyj një procesi zgjedhor në tërë shtrirjen e saj dhe të deleguarit të tij në kuvendin e ri të LDK do të mund të deklaroheshin për kryetarin e saj”.
Beqiri po ashtu nuk dha një emër se kush mund të jetë kryetari i ri i LDK-së, pas dorëheqjes së Isa Mustafës.
“Për mua nuk është e rëndësishme pozicionimi i emrave në LDK. LDK-ja duhet të kthehet në bazamentin e vet e mbrojtur nga president Rugova. LDK-ja ka qenë sinonim i një subjekti politik të udhëhequr nga elita intelektuale e Kosovës. Më e domosdoshme është që LDK-ja të përgatitet ngadalë dhe pa nguti për zgjedhjet brenda saj…Ky proces kërkon vite dhe duhet të jetë një udhëheqës që ka durim, ka urtësinë, vizionin dhe vendosmërinë…”, ka thënë ndër të tjera, Xhavit Beqiri. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi