LAJMI I FUNDIT:

Ish-kampioni i botës sulmon Luis Enriquen: “Ai ka një krenari të madhe dhe një ego të tepruar”

Ish-kampioni i botës sulmon Luis Enriquen: “Ai ka një krenari të madhe dhe një ego të tepruar”

Tekniku spanjoll, Luis Enrique ka marrë kritika të mëdha nga një ish-lojtar i Barcelonës dhe kampion bote, për shkak të çasjes së tij në ndeshjen ndaj Newcastle United në Ligën e Kampionëve.

Bëhet fjalë për Christophe Dugarry, ish-futbollisti francez i cili është paraqitur në shtatë ndeshje me fanellën e Barcelonës në vitin 2007.

Ai pati kritika mjaft të ashpra për trajnerin e PSG-së pas humbjes së rëndë me rezultat 4-1 në Ligën e Kampionëve ndaj Newcastle United në “St-James Park”.


“Luis Enrique bëri gabime… gabime”, ka thënë Dugarry në një intervistë për “RMC SPORT”, duke u bërë personi i radhës që kritikon Enriquen për përpjekjet e tij për të zbatuar sistemin 4-2-4 në fushë.

Si e përzuri Enrique yllin italian, Verrattin nga PSG me një fjali: Ju jeni gjithçka që unë urrej te futbollistët
Lexo po ashtu Si e përzuri Enrique yllin italian, Verrattin nga PSG me një fjali: Ju jeni gjithçka që unë urrej te futbollistët

“Luis Enrique, unë e njoh atë. Unë isha në Barcelonë me të. Luis Enrique ka një krenari të madhe dhe një ego të tepruar”, tha ish-sulmuesi i ekipeve të njohura si, Milan, Barcelona, ​​Olympique de Marseille.

Christophe Dugarry, i cili fitoi Kupën e Botës 1998 dhe Euro 2000 me Francën, bëri me dije se Enrique me çdo kusht tenton të imponojë teoritë e tij dhe se ai do t’i shkojë deri në fund.

“Luis Enrique do të vdesë me idetë e tij. Unë mendoj se ai është duke humbur potencialin e vërtetë të ekipit të tij”, u shpreh Dugarry.

“PSG po vjen nga një sezon i vështirë, ata humbën Messin, Neymar… Ata blenë lojtarë të mirë, jo yje. Ata luajnë në Newcastle në një stadium plot zjarr dhe luajnë me katër sulmues. Lojtarët e Newcastle duhet t’i kenë thënë vetes: “Ata mendojnë se ne jemi plehra. Ne do t’i shkatërrojmë ata”, dhe kështu ndodhi. Trajneri (Luis Enrique) e mori Newcastlen sikur të lehtë”, përfundoi Dugarry.

Pas ndeshjes, në konferencën për shtyp, Enrique i qëndroi mbrapa vendimeve të tij, duke thënë para gazetarëve se sistemi me katër sulmues ishte vendimi më i mirë.

Enrique largon fajin nga taktikat e tij në humbjen turpëruese nga Newcastle
Lexo po ashtu Enrique largon fajin nga taktikat e tij në humbjen turpëruese nga Newcastle

“Unë ende mendoj se sistemi me katër sulmues ishte vendimi më i mirë. Unë jam trajneri, unë vendos”, kishte thënë 53-vjeçari.

Përkundër humbjes, francezët vazhdojnë në pozitën e dytë në grupin F me tri pikë të tubuara, teksa ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve do ta luajnë si vendas ndaj Milanit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Premier League
Kalo në kategori