Tronditet sërish kryeqyteti! Një krim brenda familjes ka ndodhur para pak minutash, ku një person ka vrarë me armë zjarri ish-gruan e tij.

Kjo e fundit ndodhej brenda një automjeti tip Mercedes C Class, në momentin kur është qëlluar dy herë me armë.


Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Xhamlliku”, ku ka pasur një debat mes viktimës dhe ish-bashkëshortit të saj 53-vjeçar, Fadil Kasemi.

300c15f6 ba0e 4abd a838 61c769653945

Viktima është gjyqtarja Fildes Hafizi, 39-vjeçare. Policia ka arrestuar autorin e krimit dhe ndodhet në vendin e ngjarjes.

Mësohet se kjo është hera e dytë që Kasemi ka bërë atentat ndaj Hafizit. Kjo e fundit, në vitin 2015-të i shpëtoi vrasjes në një lokal në Durrës, kur iu lut Kasemit të mos i linte fëmijët jetimë. /Telegrafi/