Ish-ambasadori i Shqipërisë në Hungari, Lisen Bashkurti, ka folur për Mini-Schengenin Ballkanik si dhe për mungesën e formimit të qeverisë së Kosovës.
Në një bisedë për top-channel, Bashkurti tha se problemi kryesor i kësaj iniciative është mos-pjesëmarrja e Kosovës në të.
“Jo të gjithë vendet e Ballkanit e kanë përqafuar këtë iniciativë, Kosova për shembull që është problemi kryesor por edhe shqetësimi më i madh i kësaj polemike që është krijuar në mjediset dhe hapësirat shqiptare, është pikërisht zelli i madh i Tiranës për t’ju ofruar kësaj nisme dhe për ta lançuar atë”, ka thënë Bashkurti.
Ai thotë se Kosova ka të drejtë që nuk i bashkohet kësaj nisme. “Kosova ka disa paqartësi shumë të mëdha dhe janë të arsyeshme për faktin se Kosova nuk mund t’i bashkohet një hapësire me liberalizim të plotë me lëvizje të njerëzve, shërbim dhe kapitaleve për sa kohë kjo nismë synon me heq kufijtë e brendshëm. Thelbi i kësaj nisme është të heq kufijtë e brendshëm dhe ngelen vetëm kufijtë e jashtëm të Ballkanit perëndimor. Kosova është përballë problemit të njohjes së kufijve, nuk mund të heqë atë që nuk është njohur ende. Jo vetëm kaq por Kosova ka probleme me kufirin lindor lidhur me Serbinë. Serbia ka qasje krejt kontroverse me pretendimet territoriale. Ne i dimë iniciativat që u lançuan sidomos dy vitet e fundit për shkëmbime territoriale”, tha Bashkurti.
Ai thotë se logjikisht, një nismë e tillë do t’i krijonte disa sfida serioze Kosovës.
“Së pari do ta bënte nul çështjen e kufirit të Kosovës. Së dyti, Kosova ka aspekte tjera të marrëdhënieve me Serbinë që i ka të pastabilizuara dhe nuk mund të avancojë më tutje nëse nuk shkon hap-pas-hapi, që është procesi i njohjes reciproke midis shteteve. Tirana nuk është sjellë në mënyrë të pjekur. Tirana është dashur ta konsultojë deri në detaje nismën me Kosovën sepse aty është ‘thembra e Akilit’, aty është pjesa më e vështirë në bashkëpunimin rajonal”, u shpreh ai.
Sipas tij, nga kjo nismë do të humbin edhe Kosova edhe Shqipëria, “dhe do të humbë edhe vetë nisma, sepse një nismë e tillë pa Kosovën nuk ka shans për sukses”.
Ndërkaq, ai foli edhe për formimin e Qeverisë së Kosovë, duke thënë se “në qoftë se palët nuk arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje, të dy palët injorojnë vullnetin e popullit dhe qytetarëve të Kosovës”.
“Vullneti i qytetarëve ka qenë i tillë që ka votuar dy forcat kryesore për bashkëqeverisje”, deklaroi Bashkurti.
Lisen Bashkurti ka qenë ambasador i Republikës së Shqipërisë në Hungari, pranë Këshillit të Evropës në Bruksel dhe më pas përfaqësues i Shqipërisë në OKB. Ka qenë drejtor i Analizë-Prognozës në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ka hulumtuar në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe ka shkruar “Historinë e Diplomacisë” në dy vëllime. Aktualisht është President i Akademisë Diplomatike Shqiptare./tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNumërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para
Bedri Hamza: Nuk ka koalicion me LVV, do të krijojmë qeverinë e votuar nga qytetarët
Numërohen 96.45% të votave, LVV kryeson me 41.11%
Blendi Fevziu: Kosova votoi në mënyrë spektakolare, një leksion shumë i fortë për Shqipërinë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe