LAJMI I FUNDIT:

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB: Rama i bëri dëm Kosovës në Serbi

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB: Rama i bëri dëm Kosovës në Serbi

Agim Nesho, ish-ambasador i Shqipërisë në OKB, në një shkrim rreth vizitës dhe deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Beograd dhe në Nish ka thënë se “nëpërmjet e retorikës për Kosovën ai kërkonte të ngrinte atë që nuk e ka: statujën e liderit të shqiptarëve në Ballkan”.

Nesho ka thënë se Rama me sjelljen e tij është duke i ndihmuar Vuçiqit. Sipas Neshos, përgjigja e Ministrit Enver Hoxhaj ishte e fortë dhe e drejtë.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë analizën e Neshos rreth vizitës së Ramës në Serbi.


Politika e jashtme nuk ndërtohet me lëvizje ekzibicioniste

Nëpërmjet retorikës për Kosovën ai kërkonte të ngrinte atë që nuk e ka: staturën e liderit të shqiptarëve në Ballkan. Kjo nevojë vjen në çastet kur situata e brendshme është kritike, korrupsioni dhe krimi i organizuar është prezent dhe kriza e besimit është e madhe

Para disa ditësh, Kryeministri Rama mori pjesë në Forumin e Sigurisë në Beograd së bashku me kryeministrin serb Vucic, ku me panelin e tyre dominuan vëmendjen e forumit, por edhe vëmendjen e opinionit publik dhe shtypit ndërkombëtar. Pavarësisht se debati ishte i thatë, sipërfaqësor, intelektualisht i dobët, të dy protagonistët (Rama dhe Vuçiç) arritën të merrnin atë që kishin planifikuar nga kjo shfaqje mediatike: përkushtimin për integrimin europian dhe lidershipit të kancelares Merkel, angazhimin e tyre për të sjellë një stabilitet ballkanik duke u bazuar në shembullin e Gjermanisë me Francën, ku lidershipi i tyre plot vizion do të bënte diferencën e madhe në një rajon të stërmunduar nga urrejtja etnike, nacionalizmi dhe konfliktet.

Pjesa tjetër e vizitës ishte rregulluar me kujdes për të propaganduar staturën e një lideri “global” siç e quan Vucic Ramën, por edhe intelektual, me formim të gjithanshëm, shkrimtar, piktor etj., duke hapur ekspozitën e vizatimeve dhe publikimin e librit “Kurban” në Serbi. Vizita nuk do të kishte asnjë interes, ndoshta do të ishte më se e zakonshme duke njohur formimin e të dy liderëve dhe dëshirën e tyre për protagonizëm. Për më tepër, siç e portretizon “The Economist” në shtator 2016 qeverisjen e Vucic, të dy kryeministrat priren nga një qeverisje autoritariste, me ekzekutiv të nivelit diletant, por të lehtë për t’u përdorur duke besuar se roli i liderit mund të bëjë diferencën.

Në qoftë se kjo vizitë do të mbetej vetëm një ekzibicion diplomatik, nuk do të kishte asgjë të papranueshme, veçse do të na vinte keq për nivelin e politikës shqiptare që rend sa andej-këndej për të bërë protagonistin e mjerueshëm, nga pasagjeri i sediljes mbrapa të Urës së Stambollit deri te lideri i shoë-ve mediatik në Beograd dhe Nish. Ajo që shqetëson nga kjo vizitë është përdorimi i Shqipërisë në mesazhet politike të Beogradit.

Me aktivitetin e përbashkët me z. Rama, z. Vucic realizoi dy qëllime. Së pari, u përpoq të zvogëlojë perceptimin për rritjen e bashkëpunimit me Rusinë, ku ky bashkëpunim shtrihet jo vetëm në investime në gaz, naftë, infrastrukturë, por edhe në stërvitjen ushtarake të këtyre ditëve në Nish, dhe, së dyti, për të treguar se ai nuk ka asgjë ndaj shqiptarëve dhe bashkëpunon me ta, por çështja e Kosovës është një çështje më e komplikuar.

Marrëdhënia e Ramës me Vucic i krijon këtij të fundit “leverage” për të përdorur në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën, për ta vonuar dhe keqpërdorur atë. Marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës, si dhe procesi i normalizimit të tyre janë shumë të rëndësishme e do të sigurojnë paqen dhe stabilitetin rajonal, si dhe do të shërbejnë në realizimin e suksesshëm të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Ato mund të ndihmohen nga palët e treta, por kurrë nuk mund të zëvendësohen për vetë karakterin specifik të tyre.

Ato janë marrëdhënie midis dy shteteve të pavarura, me dominimin etnik të serbëve ndaj shqiptarëve për më se një shekull. Nëse Shqipëria mendon se Serbia demokratike është e zhveshur nga ndjenjat e nacionalizmit dhe urrejtjes minimalisht do të prisnim që të kërkonte ndjesë publike për krimet ndaj shqiptarëve, të mos ushqejë projekte të pushteteve paralele në Republikën e Kosovës dhe të njohë Republikën e Kosovës si një realitet i pakthyeshëm. Kjo është edhe përgjigjja e drejtë dhe e fortë e Profesor Hoxhajt, ministrit të Jashtëm të Kosovës, ndaj politikës ekzibicioniste të Tiranës.

Njohja e Kosovës është e garantuar nga fuqitë e mëdha perëndimore si SHBA dhe Bashkimi Europian, të cilët kanë kondicionuar integrimin e Serbisë nëpërmjet procesit të normalizimit të marrëdhënieve Prishtinë–Beograd dhe jo Tiranë-Beograd. Ky është një kusht objektiv i vendosur nga fuqitë globale që garantojnë funksionimin e sistemit ndërkombëtar dhe jo një lutje për Beogradin politik, për të mundësuar këtë realitet.

Tirana zyrtare ka mundësi të ndihmojë Prishtinën në një sërë iniciativash të tjera, si në procesin e njohjes (ku nuk ka ndonjë kontribut të madh, si dhe dështoi në ndihmën për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO), ashtu edhe në një strategji të qartë për të rritur rolin e faktorit shqiptar në Ballkan. Për Kryeministrin Rama vizita në Serbi do t’i shërbente për të kthyer vëmendjen e opinionit ndërkombëtar se ai është një faktor në arritjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Nëpërmjet retorikës për Kosovën ai kërkonte të ngrinte atë që nuk e ka: staturën e liderit të shqiptarëve në Ballkan. Kjo nevojë vjen në çastet kur situata e brendshme është kritike, korrupsioni dhe krimi i organizuar është prezent dhe kriza e besimit është e madhe. “Its cannabis, stupid”, shprehja klintoniane për prezencën e kanabisit në Shqipëri, duket se po sensibilizon Europën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe situata duhet ndryshuar.

Çdo veprim për të kompensuar krizën e demokracisë në Shqipëri me shërbime të tjera, si marrja pa kushte e muxhahedinëve, apo loja diplomatike me Beogradin nuk mund të shpëtojnë regjimin e rilindjes. Si përfundim, kriza social-politike në Shqipëri është shprehje e krizës së përgjithshme që ka kapur edhe politikën e jashtme të vendit tonë. Dimensioni kreativ në marrëdhëniet me Turqinë tashmë është tkurrur në imazhet e pasagjerit të sediljes së mbrapme në Urën e Stambollit, i vetëkënaqur me investimet e kompanive turke.

Ajo që do të kujtohet nga këto marrëdhënie do të jetë xhamia e madhe e Tiranës si simbol i diplomacisë aktive të kryeministrit Rama. Me Greqinë një sfidim total nga diplomacia parlamentare e zotit Meta, që shumë thjesht provoi që kur ka vizion, çdo gjë bëhet e mundur. Me Maqedoninë, pas këshillave të para dhe reagimit të ashpër të institucioneve maqedonase, diplomacia shqiptare është pothuajse inekzistente. Kanë mbetur vetëm marrëdhëniet me kryeministrin Vucic dhe Serbinë, i cili për fat të mirë është i vetmi që njeh përmasat “globale” të lidershipit tonë dhe kërkon të ngrejë një lojë. Por loja ballkanike nuk mund të luhet vetëm me dy lojtarë.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori