Ish-aktorja e serialit “O Sa Mirë”, Arjola Demiri, u bë e famshme nga roli i personazhit ‘Xhbanja’ në këtë serial.

Që nga ajo kohë, ajo ka vazhduar të jetë pjesë e shumë projekteve të suksesshme kinematografike, ndërsa është mjaft e ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale.


Së fundmi, aktorja me prejardhje nga Tropoja, duket se është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në jug të Shqipërisë.

arjolademiri 187376083 198820575410531 6661127126096419373 n

Ajo ka zgjedhur Himarën si destinacion, për të kaluar disa ditë të mira larg aktiviteteve të përditshme.

E shquar për fotografitë tërheqëse në Instagram, Arjola i befasoi të hënë ndjekësit e saj, teksa ndau me ta dy fotografi me përmbajtje mjaft provokuese.

arjolademiri 224199711 335262488388462 2951740925771474087 n

Aktorja mund të shihet në bikini të zeza, ndërsa e kthyer nga mbrapa i buzëqesh kamerës dhe vë në pah të pasmet e saj atraktive.

arjolademiri 223035056 163013092594874 3150796620701721986 n

Imazhet në fjalë janë pëlqyer e komentuar në masë të madhe nga ndjekësit, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për vijën e trupit.

Arjola përndryshe është nënë e tre fëmijëve dhe aktualisht jeton dhe vepron në Tiranë. /Telegrafi/

arjolademiri 174633431 367196174600763 7014684741980700933 n Foto: Arjola Demiri/Instagram