LAJMI I FUNDIT:

Mustafa kthehet përsëri në seancën ku pritet të votohet mocioni për rrëzimin e qeverisë (Foto)

Mustafa kthehet përsëri në seancën ku pritet të votohet mocioni për rrëzimin e qeverisë (Foto)

(E plotësuar) Derisa shefat e grupeve parlamentare dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës janë duke debatuar rreth mocionit për rrëzimin e qeverisë Mustafa, ky i fundit “ka gjetur pak kohë” për të dalë për pak kohë nga ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Gjithsesi, ndërkohë ai është parë të jetë kthyer aty.

————————————————————————–


Isa Mustafa largohet nga Kuvendi (Foto)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa është larguar salla e Kuvendit të Kosovës, ku po pritet të votohet mocioni për rrëzimin e qeverisë së udhëhequr nga ai.

Në fjalimin e mbajtur, Mustafa ka thënë se qeveria e udhëhequr nga ai, ka bërë një punë të mirë.

Para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ai ka thënë se mocioni i mosbesimit, është një pamflet politik pa asnjë bazë argumentuese.

“Është një tendencë që keqpërdorimet të cilat janë krijuar nga qeveritë e kaluara ti mveshen kësaj qeverie. Kjo sjellje është e papranueshme. Përmes mocionit po tentohet destabilizimi i vendit dhe krijimi i vakuumit institucional e po ashtu fshehja e aferave të dëmshme politike”, ka thënë Mustafa. /Telegrafi/