Ambasada ruse në Beograd ka njoftuar se qytetarët nga Kosova mund të hyjnë në Federatën ruse vetëm në raste të veçanta apo kur marrin pjesë në ngjarje sportive nën përfaqësimin e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik dhe federatave ndërkombëtare sportive.

E përditshmja më e madhe serbe “Blic”, në numrin e së shtunës ia ka kushtuar tërë ballinën këtij lajmi, transmeton Indeksonline.


“Putin pranon pasaportën e Kosovës”, është titulli kryesor, derisa në mbititull ka të shkruar: “Vëllazërisht - Vendim i befasishëm i miqve tanë të mëdhenj”.

“Prishtina kremton atë që Rusia pas 15 vitesh i ka pranuar dokumentet e tyre të udhëtimit. Moska ‘sqaron’ se me pasaportë të Kosovës tash për tash mund të hyjnë vetëm sportistët”, shkruan “Blic”.

Në anën tjetër, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se “fajtor për këtë është Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, e jo rusët”.

putinp