Irani publikon deklaratën e parë nga udhëheqësi i ri suprem - i cili thotë se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur
Regjimi qeverisës i Iranit po transmeton një deklaratë në televizionin shtetëror, të cilën thotë se është nga Mojtaba Khamenei, udhëheqësi i ri suprem i vendit.
Deklarata përsërit pretendimet se Irani po synon vetëm bazat amerikane në vendet përreth, duke këmbëngulur se ato duhet të mbyllen.
Por gjithashtu e bën të qartë se sulmet ndaj fqinjëve të Iranit rreth Gjirit do të vazhdojnë, transmeton Telegrafi.
"Ne u dërgojmë një mesazh udhëheqësve të rajonit dhe theksojmë se do të kemi marrëdhënie të mira me vendet përreth nesh", thuhet në deklaratë.
Ish-oficeri i inteligjencës izraelite: Sulmuam Iranin pa një plan të qartë për ndryshimin e regjimit
"Por ekzistenca e bazave amerikane në disa nga këto vende dhe përdorimi i këtyre bazave për të sulmuar Iranin nuk i sjell dobi rajonit dhe ato duhet të mbyllen. Siç thamë, ne nuk jemi armik i vendeve përreth nesh dhe ne po synojmë vetëm bazat e atyre amerikanëve”, u tha ndër tjera.
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit do të vazhdojë të përdoret si një mjet për të ushtruar presion mbi SHBA-në dhe Izraelin, thuhet gjithashtu në deklaratë.
Khamenei nuk u shfaq vetë në kamera, ndërsa deklarata me shkrim u lexua nga një prezantues lajmesh shtetëror iranian. /Telegrafi/


























