Nga: Alan West, lord, admiral i pensionuar / The Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com
Rreth 12 për qind e tregtisë globale kalon përmes Detit të Kuq. Nëse kjo ndërpritet, apo nëse pengohet, atëherë do të ballafaqohemi me një krizë të madhe ekonomike. Kur një anije bllokoi Kanalin e Suezit në vitin 2021, pamë se si këto kriza mund të godasin tregjet globale. Derisa vlerësimet e kostos ndryshojnë, një nga to sugjeron se çdo ditë do të frenojë deri në 10 miliardë dollarë [910 milionë euro] me ngarkesa.
Sot përballemi me një kërcënim më serioz. Ngjarjet aktuale në Detin e Kuq nuk janë aksidentale, as punë e piratëve të çorganizuar. Po e mbrojmë tregtinë kundër një grupi të milicëve të financuar mirë dhe goxha të pajisura – të Lëvizjes Huthi – që po sulmojnë me armë zjarri dhe që kanë hipur në anijet që kalojnë tranzit në atë zonë.
Efekti tregtar deri tash ka qenë i rëndësishëm, me disa kompani të gazit të lëngshëm natyror dhe të kontejnerëve që ose po e ndryshojnë rrugën ose po presin në afërsi. Pasojat gjeopolitike – meqë ky grup besohet se financohet nga Irani – mund të jenë të mëdha.
Prandaj, Perëndimi duhet të përgatitet për më të keqen dhe të jetë i gatshëm për mbrojtje të rrjetit tregtar ndërkombëtar. Kjo gjithmonë ka qenë detyrë e Marinës Mbretërore, në mbarë botën, dhe duhet të pasqyrohet në strategjinë tonë detare. Nëse nuk marrim masa mjaft të forta, atëherë Irani mund të tundohet të kërcënojë Ngushticën e Hormuzit.
Derisa është i mirëpritur lajmi se ShBA-ja ka nisur një rrjet të zgjeruar të mbrojtjes detare në Detin e Kuq – me Operacionin Kujdestari i Prosperitetit [Prosperity Guardian] – kjo duhet të nxjerr në pah nevojën për të financuar, siç duhet, forcat tona detare në një botë gjithnjë e më të paqëndrueshme. Mjerisht, kontributi ynë në operacionet e tilla thelbësore do të pengohet nga kufizimet financiare. Në të vërtetë, ishte një kohë kur anijet britanike shoqëronin tregtinë nëpër ujërat sfiduese. Por, a e kemi kapacitetin për ta marrë këtë drejtim sot?
Tash për tash, Kujdestari i Prosperitetit duhet të jetë i fortë. Nëse anijet shënjestrohen më tej nga armët e huthëve, do ta ketë rastin e qartë të vetëmbrohet me kundërpërgjigje. Duhet të godasim objektivin e qartë: jo vetëm varkat e tyre, por raketat ose bazat e dronëve nga ku nisin sulmet.
Kjo është mënyra e vetme për të treguar se jemi seriozë për ndalimin e huthëve. Kjo gjithashtu do t’ia dërgonte një mesazh Iranit: nuk kemi frikë të godasim përfaqësuesit e tij kur ata na pengojnë. Regjimi iranian mund të besojë se mund të shkaktojë paqëndrueshmëri globale, pa u ndëshkuar – ashiqare duke armatosur dhe trajnuar grupet militante – e ne duhet t’ia vërtetojmë se po gabon.
Në vendin tonë duhet të forcojmë qëndrueshmërinë detare dhe tregtare. Popullsia jonë nuk se e kupton se sa pjesë të transportit tregtar në botë drejtohen nga Londra. Zinxhirët e furnizimit rrezikohen të ndahen sapo të ketë ndërprerje diku, kështu që duhet të zhvillojmë objekte magazinimi dhe rrugë të ndryshueshme furnizimi.
Nuk është e drejtë që ekonomia jonë të shkatërrohet dhe Krishtlindjet t’ju prishen familjeve në qytetet angleze, vetëm për shkak të një milicie që shkakton telashe në vendet e largëta. Investimi në përshtatje do të reduktonte kostot në planin afatgjatë. Ne gjithashtu duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje shteteve të rënduara ose në konflikt. Deti i Kuq tashmë është i rrethuar prej tyre: Jemeni, Somalia dhe Sudani. Paqëndrueshmëria në këto vende nxit rritjen e grupeve militante, të cilat më pas e kanë cak Perëndimin si armik të tyre.
Së fundmi, duhet ta mbrojmë flotën aktuale britanike – përfshirë transportuesit e aeroplanëve – nga kritikat injorante. Është e qartë se kemi shumë pak anije për ta bërë atë që pret kombi prej nesh. Britania, para së gjithash është komb detar. Aftësia jonë për të mbrojtur rrugët tregtare ka qenë gjithmonë parësore. Duhet të jemi krenarë dhe ta mbajmë në atë nivel. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?