LAJMI I FUNDIT:

IPP: Kryeministri Kovaçevski dhe partia e tij shpenzojnë mbi 750 euro për reklama në facebook

IPP: Kryeministri Kovaçevski dhe partia e tij shpenzojnë mbi 750 euro për reklama në facebook

Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi ka analizuar shpenzimet e politikanëve dhe partive politike në reklama Facebook në tremujorin e fundit (shtator-nëntor 2023).

Nga kjo analizë rezulton se kryeministri Kovaçevski dhe partia e tij janë kampionë të padiskutueshëm të reklamimit në Facebook, me mbi 68,000 euro të shpenzuara në tremujorin e fundit, apo mbi 750 euro në ditë. Paga mesatare mujore në Maqedoninë e Veriut në të njëjtën periudhë ka qënë 615 euro.

Kryeministri në tre muajt e fundit ka shpenzuar 20,336 euro për 381 reklama, apo mesatarisht 4 reklama dhe 225 euro të shpenzuara çdo ditë. Vlen të theksohet se partia e tij, LSDM, poashtu ka shpenzuar 10,423 euro në tremujorin e fundit, që i bie 116 euro në ditë.


Shpenzuesi dytë ndër politikanët është Bojan Mariçiq me 2,583 euro dhe 69 reklama në tremujorin e fundit. Shpenzues tjetër i madh është Jorgo Ognenovski, kryetari i partisë Demokratët, i cili ka publikuar 116 reklama në vlerë prej 1,854 euro.

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristjian Mickoski është më i arsyeshëm me vetëm 806 euro të shpenzuara në 8 reklama.

Të vetmit politikanë nga partitë shqiptare që figurojnë në listën e shpenzuesve të mëdhënj janë Fatmir Mexhiti me 678 euro, Afrim Gashi me 456 euro, Bujar Osmani me 225 euro, Bilall Kasami me 165 euro dhe Krenar Lloga me 145 euro të shpenzuara në reklamime Facebook në tremujorin e fundit.

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori