Ditët me diell do t’i shtojnë aktivitetet në fushë, ndërsa punët në pemishtet bujqësore do të bëhen më intensive gjatë ditëve në vijim, duke filluar nga vjeljet e kulturave si molla, dardha, ftoi, si dhe aktivitete te tjera.

Kjo javë solli mot me shi, gjë që ndikon direkt në shpëlarjen e preparateve kimike nga bimët, dhe spërkatjet pothuajse u bënë të pamundshme.


IPKO - Stacionet Agrologjike gjatë ditëve në vijim, kanë regjistruar të dhëna që do t’ju ndihmonin fermerëve në menagjimin e punëve vjeshtore në fushë:

Screenshot 2 62

Moti me diell dhe vranësira, sidomos pas rënies së shiut, ndikon në ngritjen e temperaturave. Tek pemët si arra dhe hardhia, ende po vazhdojnë vjeljet, kështu që në rast të reshjeve qasshmëria në fushë me mjetet bujqësore bëhet më e vështirë. Fermerët duhet të kryejnë vjeljet përpara ardhjes se reshjeve, kjo ndikon në shmangien e kalbëzimeve në fruta.

Screenshot 3 43

Vjeljet tek pemët si molla, do të vazhdojnë edhe për disa ditë, ndërsa koha është ideale për përgatitjen e tokës për ngritjen e pemishteve të reja. Mbjelljet mund të bëhen tek kulturat si molla, arra, lajthia, dardha, si dhe kulturat e tjera. Fermerët duhet të bëjnë parapërgatitjet e pemishteve për sezonin e dimrit: spërkatjet, pastrimin e tyre, eliminimin e frutave të kalbur, mbetjeve sintetike, thyerjet mekanike në degë etj. Pasi që kjo lidhet ngushtë me shfaqjen e sëmundjeve që lidhen ngushtë me higjienën fushore. Për më shumë informata duhet të konsultoheni me ekspertët e pemëtarisë dhe mbrojtjes së bimëve.

Screenshot 4 38

Për t’u regjistruar në shërbimin PA PAGESË të projektit Agro ku do të pranoni mesazhe përmes SMS mbi kushtet agrologjike për kultura të ndryshme bujqësore, duhet të dërgoni e-mail në adresën agroproject@ipko.com me këto të dhëna:

– Emri dhe mbiemri
– Kultura bujqësore
– Fshati/komuna
– Një koordinatë e tokës
– Numri i celularit (vetëm numra të IPKO-së).

Screenshot 5 36