LAJMI I FUNDIT:

IPKO publikon rezultatet financiare për 2015, shërben mbi 1 milion kosovarë çdo muaj

IPKO publikon rezultatet financiare për 2015, shërben mbi 1 milion kosovarë çdo muaj

IPKO ka prezantuar të enjten rezultatet financiare për vitin 2015. Kompania ka njoftuar se gjatë vitit të kaluar ka arritur numër rekord të përdoruesve të internetit dhe TV digjital, ndërsa ka arritur t’i ruajë të ardhurat e përgjithshme, përkundër trendit negativ në roaming dhe terminin e thirrjeve ndërkombëtare nga i cili janë ndikuar qindra operatorë mobil në shumë vende të botës.

IPKO e ka mbyllur vitin 2015 me të ardhura të përgjithshme të cilat kanë arritur në 69,1 milionë euro, shpenzime prej 45,5 milionë euro, EBITDA prej 23,6 milionë euro dhe 24 për qind më shumë investime kapitale, të cilat kanë arritur në 17,2 milionë euro. Investimet e përgjithshme kapitale të kompanisë në ekonominë e Kosovës që nga viti 2007 e deri më sot kanë arritur në 284.9 milionë euro.


Ipko - Konference - foto Ridvan Slivova (1)

Viti 2015 ka shënuar ciklin e parë të rritjes së vazhdueshme pesë vjeçare të IPKO-së, periudhë në të cilën IPKO tha se ka arritur ta dyfishojë numrin e përdoruesve të telefonisë mobile, internetit dhe abonuesve të TV kabllor digjital.

Në periudhën e njëjtë kohore, IPKO e ka rritur edhe pjesëmarrjen e saj në tregun e telefonisë mobile nga 25 për qind, në mesataren e qëndrueshme prej 35 për qind, ndërsa në TV digjital dhe internet IPKO vazhdon të jetë lider i padiskutueshëm me rreth 50 për qind pjesëmarrje në treg, përkundër rritjes së konsiderueshme të tregut.

Ipko - Konference - foto Ridvan Slivova (9)

Për më pak se pesë vite, IPKO ka arritur që ta dyfishojë numrin e përdoruesve të telefonisë mobile, internetit dhe TV digjital, ndërsa tani IPKO shërben rreth 1 milionë qytetarë të Kosovës për çdo muaj, me produktet e shërbimet e kombinuara të kompanisë, të cilat qytetarët e Kosovës i përdorin në baza ditore dhe mujore.

“Gjatë vitit të kaluar ne kemi realizuar gjëra të jashtëzakonshme, në shumë segmente të biznesit tonë. IPKO është bërë lider i tregut me internetin 3G dhe 4G, kemi marrë kapacitete të reja në brezin frekuencor, ndërsa në shërbimet fikse kemi arritur që dhjetëra mijëra familje të reja kosovare t’i kalojmë në IPKO”, ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në kompaninë IPKO.

“Edhe pse çdo vit tregu i telekomunikacionit po shënon rënie në shkallën prej 15-20 për qind, ne ia kemi arritur që të ardhurat tona t’i mbajmë të qëndrueshme përgjatë gjithë vitit 2015”, ka vazhduar më tej Erzin.

Ipko - Konference - foto Ridvan Slivova (6)

Vitin e kaluar, përdoruesit kosovarë të shërbimeve të telekomunikimit e kanë zgjedhur IPKO-në si ofruesin e tyre të preferuar për telefoni mobile, internet në mobil, televizion kabllor digjital, si dhe internet me brez të gjerë, duke bërë që IPKO të fitojë medaljet e Best Buy Award në të gjitha kategoritë e shërbimeve, për raportin cilësi dhe çmim për vitet 2015/2016.

Në fund, drejtori ekzekutiv i IPKO-së, Robert Erzin gjithashtu tha se kompania e tij tashmë e ka përcaktuar vizionin, misionin dhe vlerat e kompanisë, ndërsa për ta shënuar këtë ri-freskim të imazhit të saj, IPKO e ka prezantuar edhe fushatën e saj mediale, e cila përfaqëson shumicën e vlerave të kompanisë. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar