LAJMI I FUNDIT:

IPKO: Pako DUO tani edhe me kanale HD

IPKO: Pako DUO tani edhe me kanale HD

Në një postim në faqen zyrtare të kompanisë në Facebook, IPKO ka njoftuar se në mesin e pakove të televizionit kabllor digjital tashmë ka shtuar edhe kanalet në formatin High Definition.

Më saktësisht, në njoftimin e IPKO-së thuhet se në pakon e re DUO Familjare HD janë shtuar 17 kanale të reja, prej të cilave 9 janë në formatin HD.

Siç dihet tashmë, Pako Familjare vjen si kombinim i kanaleve të televizionit digjital, bashkë me pakon e internetit me shpejtësi deri në 10Mbps, ndërsa tani pakos së njohur të këtyre shërbimeve i janë shtuar edhe 17 kanale të reja.

Në mesin e kanaleve të reja janë kanalet si: RTV21HD, Top Channel HD, Klan HD, T Plus 1, Film Hits Plus 1, Film Nje HD, Film Dy HD, Plus HD, Nickelodeon HD, MTV Live HD, Nat Geo HD, Travel Channel HD, Comendy Central dhe kanale tjera për të rritur.


Për dallim nga pakoja standarde DUO Familjare e cila kushton 19.95 euro në muaj, pakoja e re me kanalet HD (DUO Familjare HD) kushton 24.95 euro në muaj.