LAJMI I FUNDIT:

IPKO lanson ofertat më të mira për diasporën

IPKO lanson ofertat më të mira për diasporën

IPKO edhe këtë vit u uron mirëseardhje të ngrohtë në vendlindje të gjithë bashkatdhetarëve tanë nga diaspora me oferta të veçanta dedikuar ekskulizivsht nevojave të tyre për komunikim të pandërprerë në Kosovë dhe rajon

Pas suksesit të madh verën e kaluar me ofertat dhe pakot e dizajnuara ekskluzivisht për diasporën për komunikim në Kosovë dhe rajon, IPKO ka përgatitur oferta atraktive për bashkatdhetarët që vijnë nga jashtë, duke u mundësuar shumë komunikim me çmime tejet të lira në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi e Turqi.


Fushata do të nisë më 18 qershor, ku IPKO do të shpërndajë SIM kartela falas, për të gjithë bashkatdhetarët në pikat kufitare dhe në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës. Por, këto nuk do të jenë thjeshtë vetëm numra, pasi që do të përmbajnë benefite ku përfshihen minuta, SMS dhe internet në mobil, të vlefshme pesë ditë.

Numrat që shpërndahen falas, duhet të regjistrohen në afat prej 48 orë nga momenti që klienti e aktivizon numrin. Këta numra kanë afat të përdorimit gjashtë muaj.

Për t’iu qëndruar pranë nevojave të komunikimit të bashkatdhetarëve nga diaspora, IPKO ka përgatitur dy pako atraktive.

Me pakon Diaspora 1, për vetëm 15.20 EUR ju merrni 1000 minuta bisedë brenda rrjetit të IPKO-së, 200 minuta bisedë me të gjithë operatorët e tjerë në vend, 2000 SMS kombëtarë, si dhe 2GB internet të cilat mund t’i shfrytëzoni edhe në shtetet fqinje: Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi, si dhe në Turqi.

Mirëpo, për të gjithë ata që duan edhe më shumë komunikim, IPKO ka përgatitur pakon Diaspora 2, e cila për vetëm 20.20 EUR ofron 1000 minuta brenda rrjetit të IPKO-së, 300 minuta me të gjithë operatorët në vend, 2000 SMS kombëtarë dhe 5 GB internet në mobil të cilat poashtu mund t’i shfrytëzoni gjatë udhëtimeve tuaja në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, si dhe në Turqi.

Pakot janë të vlefshme 30 ditë, dhe mund të aktivizohen në të gjitha dyqanet e IPKO-së dhe tek distributorët e autorizuar të këtij operatori, si dhe duke thirrur kodet përkatëse, *115*1# për pakon Diaspora 1 dhe *115*2# për pakon Diaspora 2.

Numrat janë valid 12 muaj prej momentit që aktivizohet njëra nga pakot Diaspora. /Telegrafi/

Diaspora

Artikull i sponzorizuar