LAJMI I FUNDIT:

iPhone XS i Apple ka një problem të ri serioz

iPhone XS i Apple ka një problem të ri serioz

Çfarë iPhone XS dhe iPhone XS Max bëjnë mirë, atë e bëjnë shumë mirë. Problemi është se nëse ata bëjnë diçka gabim, e bëjnë shumë gabim, dhe testet e mëtejshme kanë gjetur një gjë të tillë.

Problemi ka të bëjë me bateritë e të dy iPhone-ëve të ri, pasi CNBC dhe PhoneArena e kanë përshkruar në rezultatet e tyre si “bateri tepër të ngadalshme”.

PhoneArena sjell numrat në mënyrë të detajuar, duke zbuluar se ngarkimi nga rezerva në të plotë me ngarkuesin e iPhone XS merr 3 orë e 5 minuta, ndërsa iPhone XS Max merr 3 orë e 29 minuta – pothuajse gjysmë dite pune.


“Kjo është gati kriminale në krahasim me shumicën e Androidëve, ngarkuesit e shpejtë të të cilëve vijnë në kutinë e pajisjes dhe nuk kërkojnë që të paguani 68 $ shtesë për privilegjin”, konkludon Daniel Petrov, nga PhoneArena.

Apple shet ngarkuesin e tyre të shpejtë USB-C në 49 dollarë dhe kablloja e nevojshme USB-C me një metër gjatësi kushton 19 dollarë. Për më tepër, edhe me ngarkuesin e tyre të shpejtë, Tom’s Guide ka treguar se shpejtësia e ngarkimit mbetet prapa rivalëve më të lirë, si OnePlus dhe LG. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Teknologji
Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Teknologji
Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Teknologji
Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë

Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë

Teknologji
Kur blini një telefon të ri, a duhet ta mbushni për herë të parë për 8 deri në 12 orë? Shpjegim i detajuar

Kur blini një telefon të ri, a duhet ta mbushni për herë të parë për 8 deri në 12 orë? Shpjegim i detajuar

OpenAl heq llogaritë e përdoruesve nga Kina dhe Koreja e Veriut të dyshuar për aktivitete keqdashëse

OpenAl heq llogaritë e përdoruesve nga Kina dhe Koreja e Veriut të dyshuar për aktivitete keqdashëse

Teknologji
Kalo në kategori