LAJMI I FUNDIT:

iPhone i ri me titan, dështoi në testin e qëndrueshmërisë

iPhone i ri me titan, dështoi në testin e qëndrueshmërisë

YouTuberi ka testuar për qëndrueshmëri iPhone 15 Pro Max.

Edhe pse në fillim dukej premtuese, në fund doli se telefoni i Apple nuk e kaloi mirë provën.

Gjetja e mënyrave për t’i bërë telefonat inteligjentë të qëndrueshëm është një prioritet për prodhuesit, siç është edhe përmirësimi i performancës. Apple njihet për përparimin në këtë fushë. Telefonat e tyre vazhdojnë të punojnë edhe pse pësojnë ndonjë çarje.


iPhone 15 Pro Max dukej se do të vazhdonte këtë trend, por JerryRigEverything dëshmoi të kundërtën.

Edhe pse JerryRigEverything ishte skeptik ndaj pretendimit të kompanisë se telefoni është prej titani, pajisja qëndroi mirë në testin e gërvishtjes. YouTuber arriti të hiqte shtresën nga anët, por ekrani dhe të gjitha kamerat qëndruan shumë mirë nën presion.

Megjithatë, momenti kritik ishte kur JerryRigEverything vendosi të thyente telefonin me duar për të parë se çfarë do të ndodhte. Edhe pse telefoni nuk pësoi dëmtime, xhami i pasmë u thye pothuajse menjëherë.

Pas më pak se një sekonde të shtypjes së pjesës së pasme të telefonit, xhami u dëmtua. Megjithëse nuk ndikon në funksionet e pajisjes, nuk është ende mirë që një telefon krejt i ri të thyhet kaq lehtë, veçanërisht për ata që e mbajnë atë në xhepin e tyre të pasmë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Teknologji
OpenAI: DeepSeek na vodhi, ne kemi prova

OpenAI: DeepSeek na vodhi, ne kemi prova

Teknologji
Gjenerata e smartphone-ve Z - Karakteristikat më të papara që kanë në themel Inteligjencën Artificiale

Gjenerata e smartphone-ve Z - Karakteristikat më të papara që kanë në themel Inteligjencën Artificiale

Teknologji
DeepSeek bllokohet në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google në Itali

DeepSeek bllokohet në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google në Itali

Teknologji
‘DeepSeek vs ChatGPT’ - si krahasohen ato?

‘DeepSeek vs ChatGPT’ - si krahasohen ato?

Teknologji
Alibaba pretendon se modeli i saj i ri i Inteligjencës Artificiale kalon rivalët DeepSeek dhe ChatGPT

Alibaba pretendon se modeli i saj i ri i Inteligjencës Artificiale kalon rivalët DeepSeek dhe ChatGPT

Teknologji
Kalo në kategori