LAJMI I FUNDIT:

iPhone 8 vs Note 8 vs OnePlus 5 – shpallet fituesi sa i përket cili mbushet më së shpejti bateri për një orë (Video)

iPhone 8 vs Note 8 vs OnePlus 5 – shpallet fituesi sa i përket cili mbushet më së shpejti bateri për një orë (Video)

iPhone 8 nga Apple, Note 8 nga Samsung dhe OnePlus 5 të gjithë janë të shpejt sa i përket mbushjes së baterisë, por cili nga ta është më i miri?

Siç duket, prodhuesit e celularëve të mençur nuk po mund të bëjnë shumë sa i përket zgjatjes së jetëgjatësisë së baterisë, megjithatë në vend të kësaj po punojnë në shpejtësinë e mbushjes së baterive, transmeton Telegrafi.


Për të zbuluar se cili nga këta tre celularë mbushet më së shpejti bateri, Danny Winget ka publikuar një video në YouTube ku e ka testuar shpejtësinë e mbushjes së celularëve të ri iPhone 8, HTC U11, Galaxy Note 8 dhe OnePlus 5.

Duke përdorur vetëm mbushës dhe kabllo origjinale, ai ka testuar se sa shumë është mbushur secila pajisje pas 15 minutave, 30 minutave, 45 minutave dhe një ore.

Të gjithë celularët kishin performuar mirë, ku vetëm Note 8 ishte mbushur më pak se 50% bateri pas 30 minutave në rrymë.

Sidoqoftë, pas 60 minutave kishte dalë një fitues dhe duket se fitues është celulari që kushton më së liri.

Pra, pas një ore në rrymë, OnePlus 5 ishte mbushur 96% bateri.

Vendin e dytë e ka zënë HTC U11 me 85% bateri pas një ore, ndjekur pas nga iPhone 8 me 82% bateri.

I fundit ka rezultuar të jetë Note 8, i cili kishte menaxhuar të mbushet bateri vetëm 69% pas një ore në rrymë.

Pra, OnePlus qartazi është fituesi në këtë betejë sa i përket mbushjes më të shpejt të baterive. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Logitech po përgatit një mi

Logitech po përgatit një mi "të zgjuar": Ju ndihmon të shkruani email ose të modifikoni tekstet - sa do të kushtojë

Teknologji
Si e ndryshoi teknologjia botën gjatë 50 viteve të fundit?

Si e ndryshoi teknologjia botën gjatë 50 viteve të fundit?

Teknologji
“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
HMD prezantoi telefonat celularë Nokia 6310, 5310 dhe 230

HMD prezantoi telefonat celularë Nokia 6310, 5310 dhe 230

Teknologji
Kalo në kategori