LAJMI I FUNDIT:

IOM: Vazhdon implementimi i projektit për Stabilizimin e Komuniteteve

IOM: Vazhdon implementimi i projektit për Stabilizimin e Komuniteteve
Foto: Arkiv

Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) po vazhdon me implementimin e projektit për Stabilizimin e Komuniteteve IV (EU-CSP IV), projekt i cili financohet nga BE dhe menaxhohet nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Programi EU-CSP IV do të ofrojë asistencë financiare dhe teknike për fillim të bizneseve të vogla apo zgjerim të atyre ekzistuese sidomos të atyre bizneseve që promovojnë dhe forcojnë reintegrimin e qëndrueshëm të anëtarëve të kthyer të komuniteteve jo-shumicë.

“Projekti EU-CSP IV po ashtu do të përkrah edhe iniciativat e komunitetit prej të cilave komuniteti do të ketë përfitim më të gjerë duke punuar me pjesëtarët e komunitetit dhe fermerëve individual dhe prodhueseve për të eksploruar mundësitë për aktivitete të përbashkëta përmes krijimit dhe mbështetjes së asociacioneve të biznesit të komuniteteve jo shumicë dhe ato ndëretnike. Projekti i Bashkimit Evropian për Stabilizimin e Komuniteteve (EU-CSP IV), shtyen afatin e shpalljes për thirrjen për projekt propozime të ndërmarrësve të ardhshëm dhe ekzistues si dhe të grupeve e asociacioneve  për projekte individuale dhe të komunitetit”, thuhet në njoftimin e bërë për media.


Tutje në njoftim thuhet se EU-CSP IV do të financojë bizneset që mund të dëshmojnë realizueshmëri dhe qëndrueshmëri ekonomike dhe që ofrojnë mundësi punësimi e krijim të të ardhurave.

Për udhëzime dhe fletë-aplikacione aplikantët e interesuar inkurajohen për të vizituar webfaqen e IOM-it www.kosovo.iom.int si dhe te kontaktojnë (tel: 049 968 485), ku po ashtu mund të merrni më shumë informata të hollësishme për procesin e aplikimit dhe zhvillim të biznes planeve, formularë për aplikim si dhe ndihmë se si duhet të bëhet plotësimi i formularëve si dhe informata tjera për procesin dhe udhëzimet e aplikimit.

Afati i fundit për dorëzim të aplikacioneve është 30 Prill 2020 por aplikantët inkurajohen që t’i dorëzojnë aplikacionet e tyre sa më parë ne email adresen iymeri@iom.int /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori