Mes përplasjeve e akuzave pozitë dhe opozitë është shqyrtuar vendimi i Qeverisë për aprovimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “Kosmonte Foods”.
Kryetari i këtij komisioni, Ferat Shala ka thënë se kjo lëndë ka vërejtje të shumta, siç tha ai njëra prej tyre është ajo për uzurpimin e pronës së Agjencisë së Pyjeve nga kompania në fjalë.
Sipas Shalës, kompania është në listën e financuesve të Vetëvendosjes, andaj Qeveria i ktheu borxhin në këtë mënyrë.
Për këtë ai tha se ka shkelje ligjore, pasi nga tetë anëtarë të grupit operacional, vetëm katër prej tyre e kanë nënshkruar lëndën në fjalë. Derisa Shala ka thënë se kjo lëndë duhet të kthehet në qeveri për kompletim, për të mos vazhduar në këtë mënyrë.
“Saktësisht këtu po shkelet Kushtetuta, sepse nuk po ruhet prona publike, e një nga nenet e Kushtetutës është ruajtja e pronës publike-shtetërore. Për me i vërtetua të gjitha, kjo çështje është e lehtë. Pse Grupi Operacional nuk e ka votua? Pra, ka dëshmi në Qeveri, ku shohim se mungojnë katër nënshkrime bazike. Po ashtu, kjo çështje mund të vërtetohet në terren lehtë. Nëse prona është e uzurpuar dhe sot janë të ndërtuara objektet, ku për këtë ka një inicim qoftë civil, qoftë penal. Kështu, trupat tuaja inspektuese kanë mundur me dalë e me i parë koordinatat e pronës që po doni me ia dhënë investitorit se a është e pastër, e uzurpuar dhe a ka objekte të tjera. Ne jemi shumë dakord me mbështetur investitorin strategjik, por jo me bërë shkelje të tilla ligjore dhe kushtetuese, po më vjen keq që po e themi, vetëm se është në listën e financuesve të Vetëvendosjes. Kjo është shumë e vërtet”, tha ai.
Për këto cilësime politike, ka reaguar ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari e cila ka mohuar se “Kosmonte Foods” është financues i LVV-së. Derisa shtoi se ka informacione se kjo kompani është financues e subjektit politik Nisma.
“Nuk është e vërtet. Mua më kanë thënë që është (financues) i Nismës, por nuk ka rëndësi”, i është përgjigjur ministrja Hajdari.
Ajo duke arsyetuar dhënien e statusit të investitorit strategjik, pranoj se është një dokument historik dhe tha se qeveri është sfiduar me shumë aplikacione për investitorë, për shkak të legjislacionit në fuqi.
“Me Udhëzimet ligjore të Zyrës së Kryeministrit kemi proceduar me projektin ‘Kosmonte foods’, i cili pret prej tetorit 2010 për të marrë statusin nga Qeveria, aty e kemi gjetur këtë që ju po e cekni dhe me këtë gjetje jemi marrë gjashtë muaj, pra me ministrinë përkatëse, të Bujqësisë, respektivisht Agjencinë e Pyjeve. Për këtë kemi ardhur në konkludim me të gjitha dosjet që mund t’i sjellim shtesë se kompania në fjalë nuk ka asnjë dosje të ngritur ose padi të ngritur te organet përgjegjëse. Por, nëse ju gjeni dëshmi, unë jam e gatshme edhe t’iu falënderoj nëse keni atë dëshmi dhe ne nuk duhet ta procedojmë tutje nëse është e kundërligjshme”, theksoi ai, raporton KP.
Në mbrojtje të kësaj kompanie ka dalë, deputeti nga LVV, Armend Muja, i cili ka thënë se në bazë të kontratave, “Kosmonte Foods” është legal, jo ilegal.
Derisa kërkoj nga kolegët e tij që mos t’i gjuhen bizneseve në qafë, pasi sipas tij nuk ka biznese as të VV-së as të PDK.
“Në bazë të kontratës në mes të Agjencisë së Pyjeve të nënshkruar në vitin 2015 me ‘Kosmonte Foods’, del që është nënshkruar një kontratë 5-vjecare. Pra, ky nuk është ilegal, dhe nuk është mirë të quhet ilegal, sepse legalisht e ka shfrytëzuar pronën. Në njërën prej kontratës, thuhet që: në rast se agjencia nuk e ndryshon destinimin, kjo kontratë vazhdohet me automatizëm, edhe pesë vjet të tjera. Kështu që për hir të korrektësisë se nuk ka biznese as të Vetëvendosjes, as të PDK. Me mundur me na hequr këta qafe. Nuk ka mos marrëveshje sa i përket pronës, ka një mosmarrëveshje vetëm sa i përket një Paneli, e cila qenka qartësua… Është një investitor që ka me i investuar 11 milionë euro për prodhimin e mishit të pulës me synim për të eksportuar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Nuk pe di kush është ky investitorë, iu kisha lutur që mos me iu gjuajtur njerëzve në qafë, meqenëse ka edhe prezencë të medieve mos ta stigmatizojmë njërin se ndoshta është e korrekt”, theksoi Muja.
Ndërsa, deputeti nga AAK, Pal Lekaj ka prezantuar një dokument të ashtuquajtur historik, për të cilin tha se ende lënda gjyqësore ndaj kompanisë “Kosmonte Foods” nuk është hedhur poshtë. Megjithatë, ai ka kërkuar që mos të shantazhohen bizneset.
“Ne kemi një dokument këtu që i drejtohet Gjykatës Themelore që nuk kemi ndonjë dokument tjetër që është hedhur poshtë kjo lëndë. Apo ndoshta ka qenë dikush që ka dashur me frikësua investitorin. Ta sqarojmë, nëse keni ndonjë dokument bazë nga gjykata, është dashur mos me na qitur në lajthitje dhe me ia bashkua lëndës, që ne deri tash nuk e kemi. Kishte qenë shumë e arsyeshme që u me nis plotësim ndryshimin e Udhëzimit administrativ derisa të hynë një ligj tjetër në fuqi dhe nuk keni vepruar. Ne nuk guxojmë që t’i frikësojmë investitorët, pa ngjyrime politike. Mua nuk më intereson, as nuk e njoh se kush është, asnjë investitor në kuptimin që ne t’ia vendosim etiketën e partisë. Ne jemi të këtij vendi, dhe nuk duhet flasim tani se kjo është e PDK-së, Aleancës, Nismës dhe i Vetëvendosjes. Si përfundim, mendoj se Komisioni duhet ta kthejë mbrapa dhe të kërkojë shtesë dokumente”, theksoi Lekaj.
Ndërsa, deputeti nga VV-ja, Driton Hyseni shprehu habinë me qasjen e opozitës për këtë kompani, derisa për dokumentin paraqitur sot nga opozita siç tha ai historik është tendencioze
“I kemi 50 përqind të nënshkrimeve të Grupit operacional, do të duhej që me këtë dokument historik ta kemi edhe opinionin e gjykatës në lidhje me këtë. Është tendencioze paraqitja e dokumenteve në mbledhje të Komisionit zotëri Lekaj”, theksoi deputeti Hyseni.
Pas përplasjeve të shumta, Komisioni vendosi që mos ta procedojë këtë lëndë deri në kompletimin e dokumenteve shtesë nga Qeveria.
Në Komision, Hajdari ka arsyetuar para deputetëve Projektligjin për topografitë e gjysmëpërçuesve, e cila theksoi se është i një rëndësie të veçantë, derisa ka kërkuar miratimin e tij shpejt ngase është edhe obligim me marrëveshjen e MSA-së.
Komisioni ka votuar në parim Projektligjin për topografitë e gjysmëpërçuesve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
Miratimi i buxhetit 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetarëve dhe për qytetarët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme